e premte 16 prill 2021
e premte 16 prill 2021

 

Irani ka vazhduar me shkeljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi ka filluar pasurimin e uraniumit në uzinën e tij nëntokësore Natanz, përmes një teknologjie më të avancuar.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) Rafael Grossi, tashmë i ka informuar vendet anëtare se, Irani tani po përdor centrifuga më të shpejta për të pasuruar uraniumin deri në pastërtinë 5 për qind.

 

Përdorimi i centrifugave të avancuar është shkelje e marrëveshjes bërthamore, e cila lejon vetëm centrifuga më të ngadalta. Grossi tha se Irani ka në plan të instalojë edhe centrifuga tjera, por instalimi ende nuk ka filluar.

 

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018. Që nga ajo kohë Irani gradualisht ka shkelur kufizimet në marrëveshje. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar atëbotë se marrëveshja ishte e keqe dhe se ajo i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore. Ai kishte vendosur sanksione shkatërruese ndaj Iranit.

 

Irani kërkon që SHBA-ja të heqë sanksionet dhe që nënshkruesit tjerë tjerë të mbetur – Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania – të veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre dhe të kompensojnë sanksionet me stimuj ekonomikë.

 

Administrata e re e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka treguar se është e hapur për negociata të mundshme për një kthim të SHBA-së në marrëveshje, por kërkon që Irani të veprojë i pari në respektimin e angazhimeve që dalin nga marrëveshja. rel

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara