e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje të autoriteteve ushtarake iraniane.

Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IGRC), gjenerali Esmail Qaani, siguroi Hamasin për mbështetjen e tij të plotë në luftimet që shpërthyen këtë javë në Gaza kundër Izraelit, njoftoi media shtetërore iraniane.

Gjenerali i lartë iranian i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas kanalit televiziv Al-Alam të Iranit, Haniyeh ka thënë se lufta kundër Izraelit nuk ishte vetëm e Hamasit, por e të gjithë botës islamike.

Irani, i cili e konsideron Izraelin armikun e tij dhe mbështet grupet anti-Izraelit, duke përfshirë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Hamasi dhe Hezbollahu janë përcaktuar si organizata terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Në qershor të vitit 2020 edhe Qeveria e Kosovës, e ka shpallur si organizatë terroriste, grupin militant Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.

 

 

Më shumë

Kina dërgon avionë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se rreth 28 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e mbrojtjes, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe ushtarake deri më tani. Në mesin e fluturakeve ushtarake kishte edhe bombardues bërthamorë. Zona e mbrojtjes ajrore është një zonë jashtë territorit dhe hapësirës ajrore të një vendi ku aktivitetet e aeroplanëve […]

Në zgjedhjet më të përgjakshme të botës, koka të prera hidhen si kërcënim në qendrat e votimit

Një kokë e prerë njeriu është lëshuar brenda një qendre votimi në Meksikë ndërsa aty pranë u gjet një qese me pjesë trupore njeriu, përfshi dhe duar. Sulmues lëshuan me granata të shtunën dhe dhjetra njerëz u vranë në zgjedhjet e mesit të mandatit dje ne Meksike, që njihen si më të përgjakurat në […]

Vdes i mbijetuari i fundit i çlirimit të Aushvicit

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik, i përfshirë në çlirimin e Aushvicit, ka vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.   Ai ka qenë 98 vjeç.   Me tankun e tij, Dushman ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, […]

Biden te Mbretëresha e Anglisë, presidenti i 12-të amerikan që takohet me monarken

Mbretëresha e Anglisë do të presë presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden në rezidencën e saj javën e ardhshme, konfirmoi Buckingham Palace.   Takimi do të mbahet në kështjellën Windsor më 13 qershor, në ditën që Biden do të shkellë në Britani për të nisur takimet në Samitin e G7. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara