e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Irani ka krijuar një aplikacion shtetëror për të ndihmuar takimet e çifteve që të nxisë krijimin e familjeve dhe shtimin e popullsisë. Ekspertët dhe populli e vlerësojnë këtë gjë si mundim të kotë.

Qeveria iraniane është e shqetësuar: popullsia është duke u zvogëluar. Numri i lindjeve në vend ka rënë si në asnjë vend tjetër të botës. Në vitin 1971, niveli i lindjeve ka qenë 6,6 fëmijë për çdo grua, kurse në vitin 2011 ka rënë në 1,8. Sipas të dhënave zyrtare rritja e popullsisë ka qenë vitin e kaluar 0,6 përqind. Burime të tjera flasin për 1,6 përqind rritje. Politikanët ka kohë që flasin për „krizë shumë të madhe në historinë iraniane dhe se vendi do të bjerë në „humnerë popullsie për shkak të rënies së natalitetit”.

 

Ndaj shteti ka nxjerrë një aplikacion me emrin “Hamdam”, që do të thotë “Partner”, e cila mendohet të motivojë të rinjtë për t’u martuar dhe për të krijuar familje. Aplikacioni ofron këshillime dhe i propozon njerëzve që duan të martohen kandidatët e përshtatshëm, duke u bazuar në testime dhe në vëzhgime të familjeve të tyre. Hamdam është projektuar nga Instituti i kulturës dhe mediave, “Tebian”, i cili drejtohet nga organizata e fuqishme e përhapjes së besimit islamik. Fokusimi përqëndrohet tek martesa sipas ritualeve islamike.

 

“Unë dua të ruaj lirinë dhe barazinë”

 

Sara, 33-vjeçare, ka kryer studimet në arkitekturë dhe punon që prej pesë vitesh në një ndërmarrje shtetërore në Teheran. Ajo është beqare dhe jeton në një banesë të vogël në një lagje të shtrenjtë të Teheranit. Deri tani ajo nuk është martuar dhe nuk ka bërë plane për martesë në të ardhmen e afërt.

 

“Në situatën e tanishme ekonomike dhe politike me ligjet kundër grave, unë preferoj të jem sa më e pavarur që të jetë e mundur në mënyrë që t’i mbaj të hapura opsionet”, thotë ajo për Deutsche Wellen. “Shoku im dhe unë kemi zgjedhur modelin tonë: Të jemi të barabartë. Po të zbatonim ligjin atëherë nuk do të ekzistonte më kjo barazi.”

 

Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Asieh Amini është e bindur se çështja e popullsisë në Iran është ideologjizuar politikisht: Motoja është sa më shumë iranianë, aq më mirë. Ajo nuk e sheh në mënyrë dramatike reduktimin e popullsisë: “Në krahasim me botën popullsia tek ne ka moshë të re. Nëse ky zhvillim vazhdon, atëherë kjo gjë mund të kthehet në problem për vendin, por aktualisht gjendja është e qendrueshme. Megjithatë shteti me lajthitjen e tij, thotë me rregull treshi: Sa më shumë njerëz, aq më shumë pushtet, kritikon Amini.

 

Gjendja ekonomike bllokon krijimin e familjeve

 

Sipas një studimi të Ministrisë së Sportit dhe Kulturës, 37 përqind e iranianëve që ndodhen në moshë martese nuk janë të motivuar për të krijuar familje. Për sociologen dhe gazetaren, Said Madani, mungesa e dëshirës për t’u martuar ka të bëjë me krizën në tregun e banesave dhe në tregun e punës. “Shumë të rinj nuk kanë shpresa që të sigurojnë të ardhurat me punën e tyre, pavarësisht sa angazhohen dhe sa të shkolluar janë.

 

Kur u njoftua me shumë zhurmë lëshimi i aplikacionit „”Hamdam”, në rrjetet sociale zërat thanë: “Nëse doni që të martohemi mos na jepni faqe interneti. Zgjidhni më mirë problemet ekonomike. ”

 

Disa muaj më parë u aprovua ligji „për përkrahjen e të rinjve dhe familjes. Ai parashikon lehtësime gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes për gratë e punësuara, si dhe ndihma financiare për të rinjtë që krijojnë familje. Ekspertët thonë se kjo gjë nuk ka bërë që të rritet numri i martesave në qytetet e mëdha. Më shumë ajo ka nxitur martesat e detyruara dhe martesat në moshë jomadhore në provincat e humbura. Ka familje që në vështirësi financiare detyrojnë vajzat për martesa, në mënyrë që të marrin paratë e përkrahjes.

 

Aplikacioni anashkalon nevojat

 

Said Madani thotë se aplikacioni nuk duket të ketë sukses: „Problemi nuk është se të rinjtë nuk kanë mundësi për t’u njohur. Kërkimi i partnerit të përshtatshëm është i lehtë. Ndryshe nga prezantimi zyrtar, shoqëria iraniane është shumë e hapur dhe kontaktet mes të rinjve janë të mëdha. Aplikacioni nuk është në gjendje t’u japë atyre ndonjë gjë të rëndësishme. Problemi është më shumë tek jetesa pas martesës, nëse bëhet fjalë për përballimin e sfidave të jetës së përditshme. Pikërisht këtu çalon puna, dhe të rinjtë nuk kanë shpresa të mëdha në këtë çështje.

 

Faqe interneti për takime çiftesh ka pasur në Iran edhe përpara Hamdamit, shpesh të organizuara nga organizata bamirëse. Por ato u mbyllën katër muaj para lëshimit të aplikacionit të ri, të certifikuar zyrtararisht. Ali Laridshani, kryetari i Parlamentit iranian, citohet të ketë thënë: “Në vend që t’ia lemë këtë detyrë organizatave të mëdha, që kërkojnë shumë para për këtë shërbim, e kryejmë më mirë vetë me këtë platformë të re. Në mediat sociale përdoruesit kritikojnë shtetin se ka dhënë shumë para për zhvillimin e aplikacionit: “Çdo gjë që Republika Islamike e ndalon një herë, e ofron më vonë vetë në stilin e mafias.”

 

Më shumë

Putini kritikon praninë e trupave të huaja në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi praninë e trupave të huaja në Siri, duke thënë se ato janë atje kundër vullnetit të qeverisë siriane dhe po bllokojnë forcimin e vendit të shkatërruar nga lufta, thuhej në një njoftim të Kremlinit të martën.   Zoti Putin i referohej qindra trupave amerikane të dislokuara në Sirinë […]

Olimpiada ndëshkon Korenë e Veriut për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.   Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson […]

Talebanët emërojnë qeverinë e re të përkohshme

Talebanët emëruan Mullah Hasan Akhundin, një bashkëpunëtor i themeluesit të lëvizjes së tyre Mullah Omar, si kreun e qeverisë së re të përkohëshme të Afganistanit të martën dhe Mullah Abdul Ghani Baradarin, kreun e zyrës politike, në postin e zëvendës kryeministrit.   Sarajuddin Haqqani, djali i themeluesit të rrjetit Haqqani, të përfshirë në listën […]

Senatori amerikan: “Agjencia e Faucit i dha fonde Institutit të Wuhan e financoi studime për Covid-19 në Kinë”

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e sapo publikuara sugjeruan që agjencia e tij financoi kërkime ‘të rrezikshme’ lidhur me Institutin e Wuhan në Kinë, pavarësisht mohimeve të mëparshme.   Kërkesat për shkarkimin e këshilltarit shëndetësor vijnë pasi Intercept […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara