e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

 

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.

 

Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

 

“Kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm e të dashur”, shkruanin familjarët e tij.

 

Ish-sekretari Powell po trajtohej në Qendrën Mjekësore Kombëtare Walter Reed në Bethesda të shtetit të Merilendit, pranë Uashingtonit.

 

Peggy Cifrino, një ndihmëse e tij për shumë vjet, tha se ai kishte marrë trajtim vitet e fundit për mielomën e shumëfishtë, një kancer i gjakut.Postimi i familjes në median sociale nuk përmendte nëse zoti Powell kishte ndonjë sëmundje ekzistuese.

 

Mieloma e shumëfishtë dobëson aftësinë e organizmit për të luftuar infeksionet dhe studimet kanë treguar se pacientët me këtë kancer nuk marrin aq mbrojtje nga vaksina kundër COVID-19, sa personat e shëndetshëm.

 

Zoti Powell ishte i pari afrikano-amerikan që shërbeu si Shef i Shtabit të Përgithshëm të ushtrisë amerikane dhe si sekretar i shtetit.

 

Colin Powell, u shërbeu si presidentëve demokratë ashtu edhe atyre republikanë në luftë dhe paqe, por reputacioni i tij i shkëlqyer u njollos përgjithmonë kur doli para OKB-së dhe bëri pretendime të gabuara për të argumentuar vendimin për luftën e Shteteve të Bashkuara në Irak.

 

Zoti Powell, një veteran i Luftës së Vietnamit arriti majat e karrierës në ushtri, duke u bërë arritur gradën e gjeneralit me katër yje dhe shefi i parë afrikano-amerikan i Shtabit të Përgjithshëm në vitin 1989.

 

Në atë rol ai mbikëqyri ndërhyrjen ushtarake amerikane në Panama dhe më pas ndërhyrjen në Kuvajtit për të dëbuar ushtrinë irakiane në vitin 1991.

 

Por trashëgimia e tij pësoi një goditje kur në vitin 2003, ai doli para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si sekretar shteti dhe paraqiti argumentat në mbështetje të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër Irakut në mes të një skepticizmi të madh ndërkombëtar.

 

Ai citoi informacione të gabuara, ku pretendohej se Saddam Husseini kishte fshehur armë të shkatërrimit në masë. Pretendimet e Irakut se nuk kishte armë të tilla ishin “të gënjeshtërta”,tha ai para organizatës botërore.

 

Powell ishte zyrtari i parë amerikan që fajësoi publikisht për sulmet terroriste të 11 shtatorit rrjetin al-Kaida të Osama bin Ladenit dhe udhëtoi në Pakistan në tetor të vitit 2001 për t’i kërkuar Presidentit të atëhershëm pakistanez Pervez Musharraf të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për të goditur grupin me bazë në Afganistan, që kishte gjithashtu një prani në Pakistan, ku bin Laden u vra në vitin 2011.

 

Si sekretar i parë i shtetit i Presidentit George W. Bush, zoti Powell drejtoi një Departament të Shtetit që kishte dyshime të thella ndaj bindjes së komuniteteve ushtarake dhe të zbulimit se Saddam Hussein kishte ose po përpiqej të siguronte armë të shkatërrimit në masë.

 

Megjithëse edhe vetë kishte rezerva, ai i parashtroi në prag të luftës në një fjalim në Këshillin e Sigurimit argumentat e administratës se Sadami vërtet përbënte një kërcënim të madh rajonal dhe global.

 

Ai fjalim, u konsiderua më pas si një pikë e ulët në karrierën e zotit Powell, megjithëse ai kishte hequr disa fragmente që mendonte se ishin bazuar në vlerësime të dobëta zbulimi.

 

Ish-Presidenti Bush tha të hënën se ai dhe ish-zonja e parë Laura Bush ishin “shumë të trishtuar” nga vdekja e Powell.

 

“Ai ishte një zyrtar i mrekullueshëm publik” dhe “i respektuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit,” tha zoti Bush.

 

“Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes sonë dhe një mik. Laura dhe unë u dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllimet tona të sinqerta, ndërsa kujtojnë jetën e një njeriu të madh.”

 

Figura e zotit Powell u rrit në rang kombëtar nën presidentët republikanë.

 

Në vitin 1996, zoti Powell, një republikan i moderuar dhe pragmatist, po shihte mundësitë për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë, çka do ta bënte atë nëse fitonte, presidentin e parë afrikano-amerikan të vendit. Por shqetësimet e bashkëshortes së tij Alma, lidhur me sigurinë e tij, bënë që ai të ndyshonte mendje.

 

Në vitin 2008, zoti Powell doli kundër partisë së tij duke mbështetur demokratin Barack Obama, i cili u bë i pari president afrikano-amerikan në historinë e vendit.

 

Ai ishte një kritik i ashpër i Donald Trump vitet e fundit, duke e përshkruar atë si “një turp kombëtar” i cili duhej të ishte hequr nga detyra përmes procesit të shkarkimit.Pas sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit , zoti Powell tha se nuk e konsideron veten republikan.

 

Në harkun e jetës së tij, ai u ngrit nga një fëmijëri në një lagje të thjeshtë të Nju Jorkut deri në postin e kryediplomatit.

 

“Historia ime është ajo e një fëmije me ngjyrë pa ndonjë perspektivë, bir i një familjeje emigrante pas shumë mundësi, që u rrit në Bronks”, shkruante ai në autobiografinë e tij të vitit 1995.

 

Ai hyri që i ri në ushtri dhe në vitin 1962 ishte një nga më shumë se 16,000 këshilltarë ushtarakë të dërguar në Vietnamin e Jugut nga Presidenti John F. Kennedy.

 

Gjatë mandatit të tij si Shef i Shtabit të Përgjithshëm , qasja e tij ndaj luftës u bë e njohur si Doktrina Powell, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen me forcat e tyre në konflikt vetëm nëse kanë objektiva të qartë dhe të realizueshëm me mbështetje publike, si edhe një strategji për përfundimin e luftës.

 

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, një gjeneral në pension i Ushtrisë, tha se lajmi për vdekjen e zotit Powell e kishte trishtuar jashtëzakonisht.

 

“Bota humbi një nga udhëheqësit më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë,” tha zoti Austin.

 

“Alma humbi një burrë të madh, familja humbi një baba të jashtëzakonshëm dhe unë humba një mik dhe mentor të jashtëzakonshëm personal”, tha ai.

 

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën (18 tetor) në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s. Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

 

“Kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm e të dashur”, shkruanin familjarët e tij.

 

Për dekada të tëra zoti Powell ishte një nga figurat më të shquara që përfaqësonin komunitetin afrikano-amerikan në vend. Ai u emërua në poste të larta nga tre presidentë republikanë dhe arriti majat e karrierës në ushtrinë amerikane, në një kohë kur ajo po rimëkëmbej nga trauma e luftës së Vietnamit. Vetë zoti Powell ishte plagosur në atë luftë.

 

Zoti Powell, një ish-gjeneral me katër yje i ushtrisë , ka shërbyer në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë nën Presidentin George H.W. Bush gjatë Luftës së Gjirit në vitit 1991, gjatë së cilës forcat e drejtuara nga SHBA-ja dëbuan trupat irakiane nga Kuvajti fqinj.

 

Në vitin 1996, zoti Powell, një republikan i moderuar dhe pragmatist, po shihte mundësitë për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë, çka do ta bënte atë nëse fitonte, presidentin e parë me ngjyrë të vendit. Por shqetësimet e bashkëshortes së tij Alma, lidhur me sigurinë e tij, bënë që ai të ndyshonte mendje.

 

Në vitin 2008, zoti Powell doli kundër partisë së tij duke mbështetur demokratin Barack Obama, i cili u bë i pari president afrikano-amerikan në historinë e vendit.

 

Zoti Powell do të mbahet mend ndër të tjera për fjalimin e tij të diskutueshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 5 shkurt 2003, në mbështetje të qëndrimeve të Presidentit George W. Bush, se Presidenti irakian Saddam Hussein përbënte një kërcënim urgjent për botën për shkak të rezervave me armë kimike e biologjike.

 

Por më vonë zoti Powell e pranoi se fjalimi i tij ishte i mbushur me pasaktësi dhe informacione zbulimi shtrembëruara, duke e quajtur atë “një njollë” që “do të ishte gjithmonë pjesë e historikut të tij”.

 

 

Ambasada e Amerikës përcjell mesazh ngushëllimi:

Sot humbëm një amerikan të jashtëzakonshëm, gjeneralin Colin Powell. Djali i emigrantëve, Powell theu barriera si solidarë dhe diplomat. Si një mentor, ai frymëzoi të tjerë të panumërt me sakrificën, shërbimin dhe mençurinë e tij të përulur. Ngushëllimet tona për familjen Powell.

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara