Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.
Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës 8 e 30 në Gjykatën e Durrësit.
I marrë nën gjykim Noury akuzohet për masakrimin e 30 mijë të burgosurve politikë të organizatës Muxhahedin al-Kalk (MEK, Muxhahedinët e Popullit të Iranit) në korrik të vitit të largët 1988 me seanca gjykimi të parregullta me kohëzgjatje dy apo tre minuta.
Seanca parashihet të vazhdojë deri rreth orës këtë të mërkurë dhe procesi së paku deri në 15 nëntor ku do të dëgjohen shtatë dëshmitarë pjesëtarë të organizatës Muxhahedin al-Kalk.
Ky është zhvillim i pazakontë dhe gjyqtari kishte vendosur në 26 tetor që Trupa Gjykuese e Stokholmit të zhvendosej në këtë qytet, në Durrës.
Të gjashtë gjykatësit e Stokholmit, dy prokurorë, avokatët paditës, avokati i personit në gjykim Noury si dhe përkthyesi vijnë në Shqipëri për zhvillimni e procesit. Ish-nënprokurori i institucionit të vuajtjes së dënimit, burg, Gohardasht në Karaj në perëndim të Teheranit, Noury gjykohet prej datës 10 gusht. Viktimat e tij që ishin më shumë se 90 përqind Muxhahedinë al-Kalku varrosën fshehtas në varre masive dhe të pazbuluar.
Dy mijë e 800 veprimtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, në marrëevshje mes Shteteve të Bashkuar dhe Shqipërisë, janë azilantë të strehuar në kampion “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]