e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e koronavirusit COVID-19 është mbledhur sërish ditën e sotme. Në një dalje për mediat, Eugena Tomini, nga ISHP, u shpreh se deri më tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Ajo u shpreh se kanë qenë në total 8 raste të dyshuara me këtë infeksion, por pasa analizave të kryera kanë rezultuar negative.

Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar dhe kanë rezultuar negativ në Institutin e Shëndetit Publik. Theksojmë se diagnoza e koronavirusit kryhet vetëm nga laboratori i virologjië,tha Tomini.

Nga survejanca e përforcuar në të gjitha pikat kufitare, janë vlerësuar 4700 historik udhëtimi nga vendet e prekura me infeksion komunitar. Rekomandojmë për këta persona, që kanë historik udhëtimi në zonat me infeksion komunitar, dhe që kanë shfaqur shenja gripi, të njoftojnë autoritet. Theksojmë dhe njëherë shtimin e masave hijeno-sanitare. 

Më tej, Tomini u shpreh se Ministria e Shëndetësisë po monitoron shitjen e maskave në treg, pas njoftimeve për abuzim me çmimin e tyre.

Eugena Tomini: Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, ne po e monitorojmë situatën në fjalë të shitje së maskave. Kemi eksperiencën mjaft të mirë të rasteve që kanë ardhur nga Kina. Ne i kemi vlerësuar këto raste siç është vetëkarantinimi. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet dhe vlerësohet në bazë të masave të rekomanduara nga OBSH. Udhëtarët kanë marrë udhëzimin e duhur për vetëkarantinim. 

Në të gjithë sistemin shkollor janë marrë masat e duhura për të shtuar masat hijeno-sanitare. Është përgjegjësi e çdo institucioni arsimor për të monitoruar situatën hijeno-sanitare.  Është një infeksion respirator që transmetohet nëpërmjet spërklave. Edhe kjo virozë në vazhdimësi do të ketë një tendencë ulje. Realisht ka disa kritere për të vendosur nëse ky pacient duhet të testohet apo jo. 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara