e shtunë 8 maj 2021
e shtunë 8 maj 2021

 

“Jam kundër ligështimit moral. Për fat të keq, ai shfaqet përherë e më shpesh. Kjo ndodh me popujt që porsa dalin nga tiranitë, ku optimizmi dhe entuziazmi bënin pjesë në ritualet e diktaturës. Megjithatë ligështimi moral, qoftë edhe i veshur me kostum antikomunist, mendoj se është dëmtues.

 

Përmendëm dy nga lëngatat më të rënda të kohës: korrupsionin dhe shthurjen e drejtësisë.

 

Kam bindjen se një dramë e tretë, ajo e mjedisit, do të mbetej në hije në qoftë se nuk do të kishte fituar një peshë botërore. Një mënyrë të menduari tipike e kohës, nga ato që mund të quhen “krahasuese-përjashtuese”, ne kemi halle të tjera, na vriten njerëzit me tritol, e ju na flisni për mbrojtjen e pemëve, kishte rrezik ta mbyste dosjen e mjedisit. Ndërkaq shkatërrimi i pyjeve në Shqipëri, prishja e bregdeteve, e ekoklimës s’është më pak dramatik se një sulm barbar, me të vetmin ndryshim se s’vjen nga barbarët, por nga vetë ne.

 

E kështu mund të vazhdohet, ta zëmë, me një problem të kulturës. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një ndërtesë teatri kombëtar. A duhet të them se qytetërimi europian ka nisur në shkallët e teatrit? Ka gjasë që të kem përgjigjen: ne s’kemi strehë ku të futim kokën, ky flet për teatër. E kështu me radhë, për të përfunduar te shprehja: “ky vend s’bëhet!”

 

Unë mendoj të kundërtën. Ky vend do të bëhet”.

 

 

© – Engjell Serjani

Më shumë

Martin Camaj (1927 – 1992)

Sot bëhen 29 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.   Veprimtaria e tij letrare në harkun 45-vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të […]

141-vjetori i vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare Zef Jubani

Zef Jubani (Shkodër 1818 – 1 shkurt 1880) ka qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës.   Ai është i njohur për botimin e një Koleksioni të Këngëve Folklorike Shqipe dhe Rapsodive në dialektin Geg Shqiptar. Jubani mbrojti krijimin e një […]

85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Ismail Kadare është poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Ai është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër, ku kreu arsimin e mesëm.   Në vitin 1958 u diplomua në degën […]

7 vjet pa Usta Laverin

Sot mbushen 7  vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut.   Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara