Mario Draghi u betua si Kryeministri i ri i Italisë me një ceremoni të posaçme në Pallatin Quirinal në Romë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në politikën italiane.
Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, mbërriti tre minuta para për ceremoninë që u mbajt nën masa të rrepta parandalimi të koronavirusit.
Administrata e tij e re, që përbëhet nga një përzierje e teknokratëve dhe e politikanëve pritet të fillojë punë javën e ardhshme pasi të votëbesohet në të dyja dhomat e parlamentit. Votimi pritet të jetë formal pasi shumica e ligjvënësve kanë shprehur mbështetje për qeverinë e re Draghi.
Së pari dhe mbi të gjitha, në axhendën e 73-vjeçarit është nxjerrja e Italisë nga kriza pandemike e koronavirusit, që deri më tani u ka marrë jetën rreth 93,000 vetëve dhe e ka zhytur vendin në recensionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.
I njohur edhe si Super Mario për qasjen e tij për të kaluar krizat pavarësisht vështirësive në eurozonë, qeveria e tij ka në përbërje njerëz nga thuajse të gjitha partitë politike. Në kabinet është përfshirë edhe zv./guvernatori i Bankës së Italisë, Daniele Franco.
Ekonomia do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, por pandemia e ka dëmtuar rëndë dhe GDP e vendit është tkurrur me 8.9 për qind në 2020.
Vendi gjithashtu renditet i dyti për borxhin e lartë publik, pas Greqisë që është e para, deri tani 158 për qind e GDP-së.
Detyra e parë e qeverisë është të vendosë se si do të shpenzojë 209 miliardë euro që do të marrë nga plani i rimëkëmbjes i BE-së.
Qeveria duhet ta paraqesë planin në Bruksel brenda prillit.
Mosmarrëveshjet për shpenzimin e fondit europian sollën rrëzimin e qeverisë Conte.
Qeveria e 67 e Republikës Italiane
Ekipi i ministrave të ekonomistit 73 vjeçarit përbëhet nga figura të njohura, si dhe nga politikanë e ekspertë. Politikani Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë. Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave.
Ekspertja Marta Cartabia sipas planit të Draghit do të jetë ministre e Drejtësisë. Cartabia deri në shtator 2020 ka qenë presidente e Gjykatës Kushtetuese. Ministria mjaft e diskutuar më parë për Rindërtim ekologjik do të drejtohet po ashtu nga një ekspert, nga fizikanti Roberto Cingolani. Në kabinetin e Draghit ka më shumë politikanë se sa ekspertë.
Mutacionet e COVID-19 – Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë
Itali. betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi
Numri i fluturimeve në Europë në 2020, më i ulëti që nga 1995
BE kundër Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem
Perëndimi reagon ashpër pas vendimit kundër Navalnyt
Krizë e rëndë politike në Itali
Prej vitit 1996, çdo vit në Bundestag përkujtohen krimet e nazizmit. Në fjalimet e tyre të mbijetuarit e Holokaustit ose kryetarët e shteteve të ftuar në parlamentin gjerman flasin edhe për rreziqet aktuale. “Gjenocid” – a është ky term i përshtatshëm për të përshkruar shfarosjen sistematike të gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së […]
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl) Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore. “Suedia është […]
Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse. Pas zbatimit përfundimtar të Brexit-it, pra largimit të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimit doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjkërkesë për të […]
Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit evropianë shpallën të mërkurën (30.12.2020) se dy palët kanë përfunduar në kohë bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve. Mbrëmjen e të premtes Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një video-takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, homologun francez Emmanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryetaren e […]