e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë shërbimet sekrete të Italisë.

 

Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se ish-ambasadorja Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

 

Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë italiane.

 

E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz – dhe dikur ekskluzivisht vetëm për meshkuj – Massimiliano Massimo në Romë, ku ka studiuar edhe kryeministri Draghi.

 

Pasi ka shërbyer si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo ka drejtuar njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane nga viti 2004 deri më 2008.

 

Gjatë asaj kohe, ajo është marrë me shtetasit italianë të vrarë ose të plagosur jashtë vendit, përfshirë rrënbimet në Afganistan dhe Irak, dhe ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit të italianëve të prekur nga cunami shkatërrues në Oqeanin Indian, në vitin 2004.

 

Emërimi i saj në pozitën e re u mirëprit nga politikanët italianë.

 

“Një grua e guximshme”, tha kryetari i partisë Lega Nord, Matteo Salvini.

 

Më shumë

Gjermani: Kërkohet dëbimi i azilkërkuesve antisemitistë

Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm” – është shkelje serioze, tha kreu i CSU, Söder. Krerët e Unionit CDU/CSU kërkojnë masa të rrepta kundër azilkërkuesve antisemitistë, deri në dëbimin nga vendi.   Udhëheqësi i partisë CSU, Markus Söder ka bërë thirrje për veprim më të ashpër kundër armiqësisë ndaj hebrenjve në Gjermani. “Në […]

Çfarë përmban rregullorja e re e Covid-19 për hyrjet në Gjermani?

Qeveria federale gjermane ka miratuar sot një rregullore të re për udhëtimet hyrëse për Evropën.   Qeveria gjermane ka miratuar sot (12.05.) një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Të ngazëllyer nga fitorja e madhe në zgjedhje, nacionalistët skocezë kërkojnë referendum për pavarësinë

Udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturgeon, u zotua të fillojë përgatitjet për një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, ndërsa partia e saj fitoi më shumë vende në parlament, pas zgjedhjeve të fundjavës, por nuk arriti të siguronte një shumicë të përgjithshme vetëm për një vend.   Zonja Sturgeon nuk po […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara