e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nëpërmjet një komunikate sot ka reaguar se Qyteti i Shkupit me punimet që ka bërë në sheshin e Shkupit “Maqedonia” ka mbuluar gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezë dhe pllakës përkujtimor të saj.

 

“Pas ndryshimeve të bëra në sheshin e Shkupit “Maqedonia”, me ç’rast janë mbuluar gjurmët e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa me parkun e vendosur para pllakës përkujtimore praktikisht është mbyllur rruga që të vendosen lule edhe te pllaka, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, përkatësisht Departamenti për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, shpreh indinjatë dhe habi të thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm të Qytetit të Shkupit.

 

Në kohën që gjithë bota mburret me emrin dhe veprën e Nënës Terezë dhe ajo është bërë identiteti dhe letërnjoftimi i vendit tonë, të mbulohen gjurmët e shtëpisë së saj dhe të pengohet mundësia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore nuk ka si lexohet ndryshe, pos si një veprim i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për Qytetin tonë, por edhe për gjithë vendin tonë.

 

Nisur nga kjo, kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që sa më shpejt ta korrigjojë këtë lëshim, t’i rikthejë themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa në të mirë të marrëdhënieve të mira ndëretnike, është koha e fundit që teksti në pllakën përkujtimore të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

 

Me shpresë se nuk do të ketë nevojë për reagime në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare dhe në forma të tjera.”, thuhet në njoftim.

 

12 maj 2020

 

 

 

 

 

 

Më shumë

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e […]

1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta […]

RMV, deri sot janë regjistruar rreth 150.000 persona nga diaspora

Deri në orën 8 të këtij mëngjesi, përmes ueb-aplikacionit për vetë-regjistrim janë evidentuar 148.719 persona të regjistruar nga diaspora, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Si edhe deri më tani, shumica e emigrantëve të regjistruar nga vendi janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i personave të regjistruar është shumë më i ulët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara