e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Marina amerikane ka kaluar disa javë në Atlantikun verior duke kërkuar për një nëndetëse ushtarake ruse që dihet se ka lundruar në ujërat e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara

Nëndetësja model “Severodvinsk” është e ndërtuar me teknologjinë e fundit ruse dhe mendohet se ka qëndruar disa qindra milje larg brigjeve të Amerikës së Veriut në vjeshtën e vitit 2019.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë disa nëndetëse, anije dhe mjete të tjera detare amerikane, por deri tani nëndetësja ruse ka mbetur e pazbuluar. Nëndetësja në fjalë mund të mbajë 40 predha Kabir, por edhe armatime të tjera të rënda. Ajo ka një pajisje të sofistikuar që e bën tepër të vështirë të pikaset ga radarët e “armikut”. Komandatët e marinës amerikane janë shqetësuar kryesisht për faktin që nëndetësja mund të ketë pasur predha bërthamore, të cilat kanë një rreze deri në 1600 milje detare.

Nëndetësja ruse, Severodvinsk, mendohet se ka edhe sistem mbrojtje anti-Torpedo. Ajo peshon 13800 tonë dhe është e gjatë 119 metra. Në bordin e saj ka 32 oficerë dhe 58 detarë, shifër e ulët për shkak të pajisjeve moderne të automatizuara.

Severodvinsk konsiderohet nëndetëse për veprime sulmuese. Prodhimi i saj ka nisur në vitin 1993 dhe ka përfunduar në vitin 2011, por operacionet zyrtare kanë nisur vetëm 3 vite më pas.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara