e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

 

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar. Eksperti i turizmit, Auron Tare tregon në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif. Naser Al Kalif është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e “Shën Marisë” të Leusës. Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu.

 

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim  dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë  e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kisha e Shën Marisë së Leusës, është bërë pre disa herë e grabitësve duke i vjedhur ikona shekullore dhe pjesë nga ikonostasi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Shqipëria e papërgatitur për këtë fluks turistik

Pamje nga pushues të bllokuar në trafikun rrugor në segmentin Orikum – Vlorë   Për këdo që ka zgjedhur të udhëtojë drejt Lezhës, kalimi në këtë aks rrugor është kthyer në një ferr të vërtetë. Radhë të gjata kilometrike e pushues që duhet të presin me orë të tëra nën vapën përvëluese të këtyre ditëve, […]

Berati, 13 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO

Më datën 8 korrik të vitit 2008, 13 vite më parë, qyteti i lashtë dhe i bukur i Beratit u fut në listën e thesareve të rralla botërore të UNESCO.   Qyteti i një mbi një dritareve mendohet që të jetë themeluar që në epokën e broncit, por që formën e tij të mirëfilltë […]

Shqipëria Turistike dhe “Mihalët” e saj!

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhit në Himarë, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.     Për shkak se nuk u kanë pëlqyer kushtet, […]

Mbërrin avioni i parë me turistë nga Rusia

Çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines, njoftoi Tirana International Airport.   “Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara