e enjte 21 janar 2021
e enjte 21 janar 2021

 

Disa ditë pas fillimit të një bllokade të dytë kombëtare në Izrael, numri i të infektuarve me koronavirus arriti një rekord të ri.

 

Sipas një deklarate nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, 6 861 infeksione të reja u regjistruan dje.

 

Gjatë ditëve të fundit, pacientët me COVID-19 janë detyruar të presin në ambulanca për orë të tëra për shkak të vështirësisë për të gjetur një spital të gatshëm për t’i trajtuar ata, pasi repartet e koronavirusit në të gjithë vendin janë përmbytur me raste të reja.

 

Megjithëse ishte krijuar një sistem për të ndarë pacientët midis spitaleve për të shpërndarë barrën në mënyrë më të barabartë, ai sistem ka dështuar pas rritjes së ndjeshme të pacientëve.

 

“Ideja e shpërndarjes së pacientëve është bërë pothuajse e parëndësishme”, tha Dr. Rafael Strugo, drejtor mjekësor i shërbimit të urgjencës Magen David Adom.

 

Masat bllokuese parashkiojnë mbylljen e bizneseve si hotele, qendra tregtare, qendra rekreative, sallone bukurie, qendra sportive dhe pishina, ndërsa supermarketet, farmacitë dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit janë ende funksionale.

 

 

Më shumë

FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit […]

Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërritën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, të enjten për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në hulumtimin mbi origjinën e mundshme të koronavirusit të ri Sars-Cov-2.   Ekipi i OBSH-së iu nënshtrua kontrollit PCR dhe testeve të antitrupave për koronavirusin […]

Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”

Sipas një gjykate në Peru, virusi u krijua nga figura të shquara të tilla si Gates, Soros dhe Rockefeller për të shfrytëzuar aspektet ekonomike të pandemisë.   LIMA (Peru) – Një gjykatë peruane ka deklaruar se COVID-19 është një shpikje e “elitës kriminale botërore” e përbërë, sipas magjistratëve të kësaj gjykate, nga miliarderë […]

Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh

Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina.   At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara