e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Jeruzalem – Israeli është nën shok që prej ditësh për shkak të agresionit  fizik dhe seksual të kryer, sipas kallëzimit të njërit prej të arrestuarve, nga plot 30 meshkuj, ndaj një vajze 16 vjeçare, në një nga vendet e pushimit në Eilat, në brigjet e Detit të Kuq në Jug të vendit. Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja ka denoncuar pas dy ditësh dhunën fizike dhe seksuale të pësuar në grup, në një dhomë hoteli. Shërbimet e specializuara kanë kërkuar largimin e vajzës, për të mos qënë e kërcënuar nga autorët dhe familjarët e tyre.

Kjo ka bërë që shumë izraelianë të dalin në rrugë e të protestojnë kundër dhunës fizike dhe seksuale ndaj grave. “Jemi me ty, nuk je vetëm”; “Nudo apo i veshur, trupi është i imi dhe jo i joti”, “Qeveri, zgjohu! Duam vepra dhe jo fjalë!” janë disa nga sloganët e manifestuesve. 

“Jemi këtu për të kundërshtuar kulturën e pranimit të agresorëve dhe agresioneve të tilla, e cila bën të mundur akoma të shqiptohen fraza si “ishte e dehur”, “e kishte fundin shumë të shkurtër”, “e kërkoi vetë”. Është një fenomen social që duhet ta çrrënjosim”. 

Në Izrael, 85 % e denoncimeve për dhunë seksuale mbyllën nga vetë prokura dhe vetëm 3% e tyre dënohet penalisht.  Mungesa e besimit në sistemin bën që shumë gra të mos denoncojnë dhunën seksuale.  

Në rastin konkret, edhe pse mund të mos jenë 30 meshkuj, bëhet fjalë për një përdhunim në grup gjithsesi, sipas edhe filmimeve të kamerave të hotelit.  

Polizia izraeliane ka reaguar menjëherë dhe mbi ngjarjen është prononcuar vetë kryeministri Netanyahu, i cili e përcaktoi aktin pa terma të ndërmjetshëm, por si një “krim kundër njerëzimit”.

Presidenti i vendit i ka dërguar një letër të hapur të gjithë të rinjve të vendit në të  cilën thuhet se “në këto kohëra të çmendura, pa rutinën e përditshme, është  themelore  që të kuptoni  kufijtë që na imponon shoqëria. Dhuna, shfrytëzimi seksual,  përdhunimi, janë njolla të pashlyeshme, janë krime në të cilët mungesa e kufijve mund të shkatërrojë shoqërinë tonë”.

Më shumë

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara