e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Izraeli do të transferojë 5,000 vaksina kundër koronavirusit tek Autoriteti Palestinez, që të vaksinohen stafi mjekësor që është në vijën e parë të betejës me pandeminë.

“Dërgesa e parë pritet të transferohet në fillim të javës së ardhshme”, tha të dielën Ministria izraelite e Mbrojtjes. Në njoftimin për media të ministrisë, nuk u bën të ditura detaje të tjera.

Kritikët palestinezë i kanë bërë thirrje Autoritetit Palestinez – që ka nën kontroll disa pjesë të Bregut Perëndimor – që të mos pranojë vaksina nga Izraeli, nëse i ofrohen.

Ata thonë se Izraeli ka ofruar që të japë vaksina për palestinezët, pasi komuniteti ndërkombëtarë e kritikoi atë për një gjë të tillë. Kritikët kanë thënë se Autoriteti Palestinez nuk duhet t’i pranojë vaksinat nga Izraeli, por të presë dërgesat e vaksinës ruse, që pritet të vijnë javën e ardhshme.

Autoriteti Palestinez ka miratuar më 11 janar përdorimin e vaksinës Sputnik-V të prodhuar nga Rusia. Përveç vaksinave ruse, Autoriteti Palestinez pritet të marrë doza të vaksinës edhe përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Autoriteti Palestinez zyrtarisht asnjëherë nuk ka kërkuar nga Izraeli që t’i japë doza të vaksinës. Izraeli argumenton se në bazë të marrëveshjeve të paqes, të nënshkruara në vitet e 90-ta, Autoriteti Palestinez mban përgjegjësinë për shëndetin e palestinezëve, që jetojnë në zonat që ai kontrollon.

Së fundmi, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International i bëri thirrje Izraelit që të përmbushë “zotimet ndërkombëtare si fuqi pushtuese” dhe të sigurohet që palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës të merren në konsideratë, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit. REL

Më shumë

Amnesty International i rikthen Navalnit statusin e “të burgosurit politik”

Amnesty International të premten i kërkoi falje kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny për heqjen e statusit të tij si “i burgosur i ndërgjegjes” dhe tha se do i kthente përcaktimin e mëparshëm.   Amnesty International njoftoi më 24 shkurt se nuk do t’i referohej më Navalnit si i burgosur politik me […]

Pekini i bën thirrje BE-së të ndalojë “mbjelljen e mosmarrëveshjeve” për Detin e Kinës jugore

Rreziqet e sigurisë në Detin e Kinës Jugore vijnë kryesisht nga jashtë rajonit, tha një zëdhënës i misionit kinez në Bashkimin Evropian (BE) të shtunën, duke kërkuar që BE të ndalojë mbjelljen e mosmarrëveshjeve.   “Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet një mjet për vende të caktuara për të përmbajtur dhe […]

Mbi 1.700 mbështetës të Navalnyt u arrestuan anembanë Rusisë

Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.   Protestat mbarëkombëtare u mbajtën vetëm disa ditë pasi autoritetet ruse filluan procedurat për të mbyllur e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), me pretendimin se ajo është […]

“Takohemi në zonën e konfliktit për të gjetur paqe”, Zelenski i drejtohet Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i drejtoi një ftesë publike homologut rus, Vladimir Putin, për të mbajtur bisedime për paqe në zonën e konfliktit në lindje të vendit.   Në të njëjtën kohë u shpreh i gatshëm për luftë, teksa tha se ka mbështetje të plotë të partnerëve perëndimorë.   “A e dëshiron Ukraina […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara