Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Prej një viti, vëmendja e të gjithëve është përqenduar te koronavirusi duke neglizhuar sëmundjet e tjera. Por, mjekët kujtojnë se ato vijojnë si dhe para pandemisë, madje në disa raste është shtuar sëmundshmëria për shkak të moskryerjes së vizitave dhe kontrolleve periodike. Një prej tyre është kanceri i qafës së mitrës, i dyti më i përhapur te gratë.

 

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen mbi 100 gra me këtë lloj kanceri që sipas mjekëve vret në mënyrë të heshtur.

 

Janari është muaji i sensibilizimit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, iu bëjnë thirrje mjekëve të familjes që krahas problemeve me Covid-19, t’i kushtojnë rëndësi dhe sëmundjeve të tjera.

 

Prej dy vitesh përmes një programi kombëtar, gratë e moshave 40-50 vjeç kryejnë falas depistimin për kancerin e qafës së mitrës. Analiza molekulare bëhet në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas specialistëve, 6% e grave janë të prirura për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

 

 

Kaceri i qafës së mitrës

 

Pas ekspozimit ndaj HPV-së, zakonisht sistemi imunitar i gruas arrin të parandalojë dëmet, që mund të shkaktojë ky virus. Por, në një grup të caktuar të grave, virusi arrin të mbijetojë ndër vite, duke kontribuar në procesin, që u shkakton disa qelizave të sipërfaqes së qafës së mitrës të kthehen në qeliza kanceroze.

 

Duke qenë se simptomat e hershme janë të rralla, teste të rregullta PAP janë thelbësore për zbulimin në kohë të anomalisë dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e këtij kanceri.

 

Ndaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi mbi sëmundjen dhe mundësitë për ta parandaluar atë, njohuritë mbi faktorët e rrezikut dhe kujdesi për të komunikuar me mjekun pa neglizhuar.

 

Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, ndaj specialistët vënë theksin tek depistimi dhe mbrojtja. Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV dhe bërja rregullisht e PapTestit parandalojnë gati 80% të rasteve me kancer të qafës së mitrës. Vaksina është shumë efektive kur ajo aplikohet që në adoleshencë, duke reduktuar nivelet e këtij lloj tumori. Vaksina gjendet tashmë edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Mosha e rekomanduar për t’u aplikuar është midis 10-26 vjeç, por të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen për t’u mbrojtur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërkohë rekomandon futjen e kësaj vaksine në kalendarin bazë të vaksinimit.

 

Rekomandimet për kryerjen e PapTestit janë të ndryshme, por disa rekomandime janë për kryerjen e tij çdo 1-3 vjet. Sipas OBSH-së, rekomandohet që të gjitha femrat e moshave nga 21-65 vjeç duhet të kryejnë PapTestin rregullisht.

 

 

Simptomat e kancerit të qafës së mitrës përfshijnë:

 

Gjakderdhje vaginale të pazakontë

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

Dhimbje mesi ose në fund të barkut

Gjakderdhje jo e rregullt midis cikleve menstruale

 

 

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma duhet të kontaktoni mjekun specialist sa më shpejt.

 

Çfarë tregon rezultati i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës?

 

Rezultatet e testimit do t’i merrni pranë qendrës suaj shëndetësore.

 

Rezultati negativ: do të thotë se nuk jeni e infektuar me HPV dhe keni rrezikk shumë të ulët për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës deri në kryerjen e testimit depistues pasardhës. Në varësi të moshës, do të njoftoheni përsëri për të kryer depistimin pas 5 viteve.

 

Rezultati pozitiv: do të thotë se jeni e infektuar me HPV, prandaj për të kontrolluar më mirë qafën e mitrës duhet të bëni një ekzaminim tjetër që quhet kolposkopi.

 

Ç’duhet të bëni për t’u depistuar për kancerin e qafës së mitrës?

 

 

Qendrat shëndetësore sigurojnë shërbimet e informimit, marrjes së mostrave biologjike për testet depistuese dhe këshillimin e grave të përfshira në program.

 

 

Para ditës së takimit:

 

Fillimisht duhet të lini një takim me personelin shëndetësor të qendës shëndetësore ku jeni e regjistruar.

 

Takimi duhet të bëhet në një ditë kur nuk jeni me perioda (cikël menstrual).

 

Për ato gra që dëshirojnë ta marrin mostrën vaginale pranë QSH rekomandohet të vishni një fund të gjerë (jo pantallona apo fund të ngushtë) për ta patur më të lehtë kryerjen e testit.

 

Nëse jeni shtatzënë, nëse e keni hequr mitrën (histerektomi), ose nëse ka ndonjë arsye tjetër që ju bën të mendoni se është e vështirë për ju të kryeni testimin depistues, drejtojuni personelit shëndetësor për pyetjet, shqetësimet tuaja dhe për të marrë udhëzimet e duhura.

 

 

 

Dita e Takimit me personelin shëndetësor

 

Personeli shëndetësor do t’ju informojë në lidhje me testimin.

 

Mos u shqetësoni, procesi i marrjes së materialit për testim është shumë i thjeshtë. Ju mund ta merrni vetë atë në ambientet e qendrës shëndetësore ose në shtëpinë tuaj.

 

Marrja e materialit për testim zgjat jo më shume se 5 minuta. Ndërsa krejt takimi me personelin shëndetësor zgjat rreth 15 minuta.

 

 

 

Kryerja e testimit

 

Testimi për HPV nuk kërkon një ekzaminim pelvik ose pamor të qafës së mitrës. Ai mund të kryhet edhe nga vetë gruaja.

 

Me poshtë gjeni udhëzimet për kryerjen e testimit:

 

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara