e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

 

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca bashkë me disa ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së kanë përmbyllur turnin e vizitave në të gjithë Shqipërinë në një ceremoni të organizuar në sheshin “Skënderbej”.

 

Ambasadori Soreca bashkë me ambasadorët e Gjermanisë, Holandës, Polonisë, Greqisë, Suedisë, etj, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë aktivitet për t’u informuar më shumë mbi ndihmën që BE i ofron Shqipërisë.

 

“Sapo kemi nisur dy ditë me evente të jashtëzakonshme ndërsa informojnë drejtpërdrejtë qytetarët se si BE dhe vendet anëtare të unionit janë duke ndihmuar Shqipërinë”, shprehet ambasadori i BE-së në Tiranë.

 

Luigi Soreca dhe ambasadorë të tjerë të vendeve anëtare e BE nuk nguruan që t’i bashkoheshin një grupi valltarësh ndërsa kërcenin vallen tradicionale shqiptare “Pogonishte”. Ambasadori Soreca madje provoi dhe shijen e rakisë.

 

Ndërsa, Shqipëria pret të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE për të shënuar zyrtarisht hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ambasadori Soreca ka zhvilluar vizita në disa qytete të vendit ku ka shpjeguar se një pjesë të rëndësishme të plotësimit të kushteve për në BE do të ketë pushteti lokal.

 

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE. Vendi ynë bëri aplikimin formal në vitin 2009 për të qenë vend anëtar i unionit ndërsa statusi kandidat iu dha në vitin 2014. Prej vitit 2018, kur KE rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte, Shqipëria pret të nisë formalisht bisedimet që do të hapjen pas konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara