e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Arkeologët izraelitë thonë se gjetjet e reja në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit janë ndër më të rëndësishmet e zbuluara ndonjëherë. Ata besojnë se një ndërtesë e madhe, e zbuluar kohët e fundit, është pjesë e godinës administrative që i përket periudhës 2 mijë vjet më parë, ku personalitetet mund të pushonin para se të vizitonin Tempullin e Dytë të Jeruzalemit.

 

Në Jeruzalem, vendet e shenjta që i përkasin lashtësisë gjenden mbi tokë dhe nën tokë. Ndërtimet nën sipërfaqen e tokës fshehin pjesën më të mistershme. Kohët e fundit është zbuluar një holl që hedh dritë mbi historinë e atij qyteti 2 mijë vite më parë.

Shlomo Tal, me Fondacionin e Trashëgimisë së Murit Perëndimor, thotë për Zërin e Amerikës se gjetja është shumë e rëndësishme për të kuptuar periudhën e ndërtimit të tempullit të dytë në Jeruzalem që u përket viteve 516 para Krishtit dhe viteve 70 pas Krishtit.

“Këto korridore i përkasin mesit të periudhës së tempullit të dytë. Është njëlloj sikur të imagjinosh veten në ato kohë. Është një nga të vetmet vende në Jeruzalem që i përket periudhës së tempullit të dytë”, thotë ai.

Dhomat gjigande përdoreshin nga personalitetet izraelite për të pushuar para se ata të shkonin në tempull. Dhomat do të jenë një tipar i ri në tunelet drejt Murit Perëndimor.

Muri është pjesa e vetme e mbetur nga kompleksi i tempullit të dytë të shkatërruar nga romakët në vitet 70 pas Krishtit. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Shachar Puni i Autoritetit Izraelit të Antikitetit tregon mbi rëndësinë që kishte tempulli 2 mijë vjet më parë.

“Gërmimet e fundit zbuluan ndërtesën e ndërtuar pranë murit jugor, që ishte një nga ndërtesat më të bukura të asaj kohe. Ndodhet shumë pranë Malit të Tempullit, që është një nga vendet më të rëndësishme dhe më të shenjta që kemi. Është shumë domethënëse gjetja këtu e ndërtesave kaq madhështore”.

Gërmimet u kryen në partneritet mes Autoriteteve të Antikitetit të zotit Shachar Puni dhe Fondacionit të Trashgimisë së Murit Perëndimor të zotit Shlomo Tal.

“Detyra e Autoriteteve të Antikitetit është për të kuptuar atë që po ndodh këtu dhe detyra jonë është të zbulojmë historinë. Pra udhëtimi në ato kohë brenda tempullit të dytë, pavarësisht sfidave. Pra studimi i lavdisë dhe sfidave para shkatërrimit si dhe shkatërrimin”, thotë për Zërin e Amerikës Shlomo Tal me Fondacionin e Trashgimisë së Murit Perëndimor.

Para se pandemia të detyronte mbylljen e tunelve të Murtit Perëndimor për turistët, mbi 150 mijë njerëz e vizitonin çdo vit këtë vend. Aktualisht pak turistë janë kthyer. Por izraelitët po shkojnë për të vizituar këto gjetje të rejamadhështore.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara