Për ata të sëmurë në gjendje të rëndë qoftë edhe me Covid-19 është një kalvar i gjatë mundimi për të mbërritur tek shtretërit e infektivit apo QSUT-së. Trafik makinash me shoferë të inatosur, të cilët mezi presin të shkojnë në denstinacionin që duan. Kjo sepse Unaza e Vogël e kryeqytetit nga dy korsi ka mbetur vetëm me një të tillë si pasojë e parkimit dysh dhe bllokimit me makina të parkuara në të gjithë gjatësinë nga “Zogu i Zi” e deri tek spitalet.
Policët edhe pse thuhet janë përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve po e tolerojnë me vetëdije këtë situatë.
Radhë të gjata automjetesh në trafik u vërejtën edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit. Edhe pse shumica e banorëve pretendohet të jenë nëpër plazhe apo nëpër male për turizëm, trafiku i kësaj të enjte ka nervozuar shoferët jo vetëm në këtë aks, por në të gjitha rrugët e brendshme të kryeqytetit.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes të gjithë rrugët e Tiranës ishin të përfshira në trafik. Situata vazhdon të jetë e rënduar sidomos në rrugët hyrëse, kjo si pasojë e mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve në rrugët kryesore të Tiranës.
Madje edhe ambulancat e kanë patur mjaft të vështirë të kalojnë në këtë trafik të rënduar. Arsyeja kryesore e trafikut të rënduar është edhe ngushtimi i rrugëve për shkak të punimeve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Zonat më problematike janë Unaza e Vogël dhe kryqëzimi i “Vasil Shantos”.Edhe pse shkollat ende s’kanë filluar, radhët kanë krijuar shqetësim te qytetarët.
E njëjta situatë vijoi për disa orë edhe tek “Dogana”, ku drejtuesve iu deshën të presin me kohë të gjatë në kryeqytet. Klan Plus
Imigrantët e paligjshëm, hyrje masive në Shqipëri, rreziku nga terroristët e luftëtarët e huaj
Biznesi: Duam të vaksinohemi
Pas 24 vitesh, rregullore e re për burgjet
10 mijë kontrolle dhe 25 dronë nuk zbulojnë asnjë rast të kultivimit të kanabisit
Gjuha turke në shkollat shqiptare
Ministria e Brendshme rifinancon paratë e sekuestruara nga krimi – 90 milion lekë për SPAK, OJF dhe Policinë e Shtetit
Nisja e vitit 2021 nuk po sjell më shumë shpresë për sektorin e turizmit, ku shumica e tur-operatorëve në Shqipëri kanë pezulluar aktivitetin, duke rihapur një sezon pa asnjë rezervim. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin tonë ranë me 41.5% krahasuar me një […]
Në Tiranë, organizatat rinore po monitorojnë pikëpamjet e grupmoshave të reja dhe protestojnë për premtimet e pambajtura ndaj të rinjve, pjesa më e madhe e të cilëve mendojnë të emigrojnë dhe ankohen për papunësinë apo mungesën e perspektivës. Nga ana tjetër rrjetet rinore po ndjekin nga afër edhe premtimet e reja për rininë, […]
Pandemia e COVID-19 -s nuk ka frenuar përgjatë vitit 2020 migrimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Greqisë. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga policia greke, 2909 shtetas shqiptarë u dëbuan nga Greqia duke u riatdhesuar në Shqipëri vitin e kaluar, nga 3660 që ishte numri i përgjithshëm i dëbimeve në Greqi. Pas […]
Gjatë ditëve të ftohta të dimrit problemi kryesor për familjet shqiptare është ngrohja. Me se ngrohen shqiptarët? Cilat janë burimet kryesore? Të dhënat e vjetarit rajonal statistikor të Instat, tregojnë burimet e ngrohjes sipas qarqeve për vitin 2019-të. Siç tregohet dhe në grafik baza kryesore e ngrohjes për familjet shqiptare janë drutë e […]