e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Nëse nuk botohen në gjuhën angleze studimet shkencore mbeten shpesh pa u vënë re pavarësisht sa të rëndësishme janë. Dhe kur gjuhët e vogla zhduken, bashkë me të humbasin edhe dije të vlefshme shkencore.

Tradicionalisht rezultatet e kërkimeve shkencore publikohen në gjuhën angleze në revista shkencore. Kjo është mënyra e vetme për tu perceptuar nga publiku, sepse sot gjuha angleze është gjuha e komunikimit të gjithë botës. Kush kërkon që të bëjë diçka me dije ose të informojë në nivel ndërkombëtar, e bën këtë gjë me gjuhën angleze.

Megjithatë jo të gjitha rezultatet e kërkimeve shkencore publikohen në gjuhën angleze, kështu që këto zbulime ose analiza nganjëherë shumë të rëndësishme nuk vihen re, gjë që është tragjike! Njohuritë dhe ekspertizat rajonale nuk transmetohen tek të tjerët dhe mund të humbasin përgjithnjë.

Njohuri të pa vëna re mbi biodiversitetin

Sa pasuruese mund të jetë përfshirja edhe e këtyre rezultateve kërkimore, e tregon një ekip ndërkombëtar me 60 studiues që drejtohen nga Universiteti i Queenslandit. Ky ekip pa analizuar 466 gazeta shkencore në gjuhën joangleze nga fusha e ekologjisë dhe mbrojtjes së natyrës, të botuara në 16 gjuhë që vijnë nga 38 rajone të botës. Rezultati i studimit të tyre, që natyrisht është publikuar në gjuhën angleze, thotë shumë qartë se punimet shkenore që botohen në gjuhë të tjera dhe për këtë arsye edhe janë injoruar deri tani, mund të ndihmojnë pa dyshim për të mbrojtur më mirë shumëllojshmërinë biologjike të tokës.

Fitimi i njohurive është i matshëm

Puna nuk është vetëm tek perceptimi dhe vlerësimi i njohurive ekzistuese, që mund të përmbajë shumëllojshmërinë, por edhe me kuantitetin e pastër të fushave kërkimore: Rezultati i studimit thotë se nëse në studimet për mbrojtjen e natyrës përfshihen edhe gjuhët e tjera, atëherë sipërfaqja gjeografike e studiuar rritet me 25 përqind. DW

Më shumë

SHBA vendosin sanksione të tjera kundër Nord Stream 2

SHBA vazhdon të jetë kundër Nord Stream. Gazsjellësi i kontestueshëm pritet të sjellë gaz rus në Gjermani. Kërcënimet për vendosje sanksionesh, nuk do të thonë patjetër se projekti mund të dështojë.     SHBA kanë vendosur sanksione të tjera kundër gazsjellësit të kontestueshëm, Nord Stream 2. Ministria e Jashtme amerikane në Uashington, bëri të ditur […]

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

Talebanët thonë se kanë kapur 600 militantë të Shtetit Islamik

Talebanët thanë të mërkurën se që nga kthimi i tyre në pushtet në muajin gusht, ata kanë ndaluar rreth 600 anëtarë të degës lokale të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik i Provincës Khorasan.   Një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, emri i ri i agjencisë afgane të spiunazhit nën […]

Thirrja nga Bjellorusia kalon përmes Turqisë

Në tetor, më shumë se 5000 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbërritën në Gjermani nëpërmjet Bjellorusisë. Investigimi i ARD Report München tregon: itinerari është i organizuar mirë dhe kalon përmes Turqisë. Qendra e parë e pritjes në Eisenhüttenstadt është e rrethuar me gardhe të larta. Deri pak ditë më parë, çdo emigrant i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara