Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Tri raketa u nisën nga Libani drejt Izraelit verior të enjten por ranë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima, tha ushtria izraelite.

 

Sipas France24, shkrepja e raketave kërcënoi të hapte një front të ri në luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të enjten thanë se tre raketa u qëlluan nga Libani në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Izraelit verior në një postim në Twitter.

 

IDF nuk dha detaje se kush i lëshoi ato por dy burime pranë armikut të Izraelit, Hezbollah, i thanë AFP-së se grupi Shiit Libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

 

“Pak më parë, tre raketa u lëshuan nga Libani në Detin Mesdhe në brigjet e Galilesë”, citohet të ketë thënë ushtria e Izraelit në një deklaratë.

 

“Sipas protokollit nuk u dëgjuan sirena”.

 

Deri më tani, vë në pah France24, nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Bejrut në lidhje me incidentin.

 

Raketat nga Libani erdhën “midis një përshkallëzimi të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit”, shkruan tutje France24, përcjell Telegrafi.

 

Më herët të enjten, grupi militant palestinez hapi një breshëri raketash në Izrael. Disa orë më vonë, Izraeli goditi Gazën me artileri dhe predha tankesh, duke i detyruar familjet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, thanë dëshmitarët palestinezë.

 

Përdorimi i zjarrit të artilerisë në ofensivën katër-ditore të Izraelit rriti gjasat e viktimave civile.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara