Kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale
Presidenti i zgjedhur Joe Biden fiton 20 votat elektorale të shtetit të Pensilvanisë duke siguruar 273 vota elektorale nga 270 që duheshin.
Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore.
Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ernde nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).
Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”. Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.
Në sistemin amerikan të demokracisë indirekte, fituesi i votës popullore në secilin shtet – me përjashtim të shteteve Mein dhe Nebraska – merr të gjitha votat elektorale të shtetit në fjalë, të cilat përcaktohen në bazë të nivelit të popullsisë. VOA
Donald Trump mban fjalimin e lamtumirës: Isha Presidenti i parë në dekada që nuk nisa asnjë luftë të re!
SHBA, inaugurimet presidenciale ndër dekada
Kamala Harris, një Nënpresidente që bën histori
Melania Trump jep mesazhin e saj të lamtumirës si Zonja e Parë e SHBA
Kina nuk ndalet as nga virusi, ekonomia e dytë lë pas krizën nga covid-19
Trump heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen, Irlanda dhe Britania e Madhe
Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit […]
Një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërritën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, të enjten për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në hulumtimin mbi origjinën e mundshme të koronavirusit të ri Sars-Cov-2. Ekipi i OBSH-së iu nënshtrua kontrollit PCR dhe testeve të antitrupave për koronavirusin […]
Sipas një gjykate në Peru, virusi u krijua nga figura të shquara të tilla si Gates, Soros dhe Rockefeller për të shfrytëzuar aspektet ekonomike të pandemisë. LIMA (Peru) – Një gjykatë peruane ka deklaruar se COVID-19 është një shpikje e “elitës kriminale botërore” e përbërë, sipas magjistratëve të kësaj gjykate, nga miliarderë […]
Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina. At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]