e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Vendimi i udhëheqësit të juntës së Mianmarit, Min Aung Hlaing për të vizituar Rusinë përpara Kinës që është vendi fqinj, nxjerr në pah marrëdhëniet më të mira të ushtrisë së tij me Moskën dhe shpreson të tërheqë Kremlinin më pranë për të shmangur mbështetjen vetëm tek Pekini, thonë analistët.

 

Min Aung Hlaing vizitoi Rusinë javën e kaluar për një konferencë ndërkombëtare treditore të sigurisë.

 

Kina dhe Rusia kanë qenë aleatët më të fuqishëm të juntës që kur ushtria, ose Tatmadaw, rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Mianmarit katër muaj më parë. Mes kritikave ndërkombëtare të shtypjes së përgjakshme të protestave paqësore nga ushtria, Pekini dhe Moska kanë bllokuar përpjekjet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bërë presion ndaj juntës për t’u tërhequr. Të dyja vendet janë gjithashtu furnizuesit kryesorë të armëve të Mianmarit.

 

Si vend fqinj, Kina ka lidhje shumë më të vjetra, më të thella dhe të ndërlikuara me Mianmarin. Pekini është partneri kryesor tregtar i vendit dhe një investitor i madh. Myanmari gjithashtu figuron si një vend i rendësishëm në Nismën Një Brez Një Rrugë të Pekinit, duke i ofruar Kinës një dalje të re për në Oqeanin Indian dhe furnizime të naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme.

 

Në vend që ta bënte Pekinin ndalesën e tij të parë jashtë Azisë Juglindore që nga grushti i shtetit, Min Aung Hlaing shkoi në Moskë më 20 qershor për konferencën e sigurisë. Vizita përfshiu takime me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev.

 

Analistët që i ndjekin nga afër veprimet e Mianmarit, nuk habiten nga zgjedhja.

 

“Mbështetja e Moskës për regjimin e ri ka qenë e qartë dhe shefit të juntës iu sigurua një pritje e ngrohtë nga një fuqi e madhe ndërkombëtare dhe iu dha mundësia për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik”, tha Anthony Davis, një analist i sigurisë me bazë në Bangkok.

 

“Marrëdhënia me Kinën ka qenë shumë më problematike, duke pasur parasysh pakënaqësinë e Pekinit me kaosin e shkaktuar nga grushti i shtetit dhe dyshimin e juntës mbi qëllimet kineze dhe mbështetjen për grupe të caktuara kryengritëse etnike,” tha analisti Davis. VOA

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara