e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

 

Trupat amerikane kanë vrarë sot dy afganë të armatosur në aeroportin e pushtuar nga njerëzit në Kabul, ku vërshimet e njerëzve të dëshpëruar për t’u larguar po shkaktojnë situata te rënda.

 

Situata po përshkallëzohet shpejt në Kabul ku në mbrojtje të aeroportit dhe të të evakuarve janë ende 6,000 trupa amerikane.

 

Rrjeti CBS citonte një zyrtar amerikan të mbrojtjes që tha se ushtarët kishin vrarë dy afganë të armatosur që kishin tentuar të ngjiteshin në avion. Si rrjedhojë të gjithë fluturimet ishin ndaluar deri në spastrimin e pistës së fluturimit.

 

Sot një avion ushtarak amerikan CR-17 me qytetarë të SHBA dhe refugjatë u sulmua nga civilë që u kapën në motorët e tij, dhe të paktën dy ranë për vdekje nga avioni.

 

Dorëzimi i rrezikshëm i Afganistanit nga presidenti Joe Biden dhe heshtja që ka pasuar prej ditës së djeshme, është kritikuar gjerë nga mediat në Britani dhe SHBA.

 

Presidenti për çështjen ka dhënë vetëm një deklaratë të shtunën ku fajësonte pararendësin Donald Trump për tolerimet që ka bërë ndaj Talibanëve.

 

E përditshmja ‘Wall Street Journal’ dënonte deklaratën e Biden duke e quajtur “larje duarsh, që do të mbetet në kujtesë si një nga disfatat më të turpshme të një presidenti dhe kreu të ushtrisë amerikane”.

 

Ndërkohë Talibanët shpallën dje fitoren e tyre nga pallati presidencial i Kabulit, teksa kreu i tyre deklaronte: “Zoti qoftë i lavdëruar, unë kam qenë tetë vjet në burgun e Guantanamo”, tha ai nga tryeza e presidentit i rrethuar nga rojet me kallashnikovë.

 

Më shumë

20 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA, Biden në kërkim të mbylljes së një epoke

Sulmet e 11 shtatorit 2001 ndodhën brenda një periudhe prej më pak se 102 minutash, duke shkaktuar vdekjen e 2,996 njerëzve në atë ditë. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.   Sulmet u pasuan nga lufta në Afganistan që zgjati gati 20 vjet, që sipas […]

Senatori amerikan: “Agjencia e Faucit i dha fonde Institutit të Wuhan e financoi studime për Covid-19 në Kinë”

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e sapo publikuara sugjeruan që agjencia e tij financoi kërkime ‘të rrezikshme’ lidhur me Institutin e Wuhan në Kinë, pavarësisht mohimeve të mëparshme.   Kërkesat për shkarkimin e këshilltarit shëndetësor vijnë pasi Intercept […]

Afganistan: Turqia iu afrohet talibanëve

SHBA janë tërhequr nga Afganistani. Turqia po përpiqet të zerë vendin e amerikanëve si fuqi rajonale, edhe për shkak të interesave të saj. Shumë turq nuk e shohin me sy të mirë afrimin e presidentit Erdogan me talibanët.     Shifrat e Kombeve të Bashkuara e bëjnë të qartë gjendjen dramatike në Afganistan: […]

Talebanët: Kina do të mbajë ambasadën e saj në Kabul

Kina do të mbajë ambasadën e saj në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, theksuan talebanët, raporton Anadolu Agency (AA).   Njoftimi erdhi pasi Abdul Salam Hanafi, zëvendës drejtor i zyrës politike të talebanëve në Doha, Katar, foli në telefon me zëvendësministrin e Jashtëm të Kinës, Wu Jianghao, tha zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara