Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Pranvera në vendin tonë erdhi dhe këto lajme u përcollën sot nga nga anëtarët e rrjetit “Shpëtimtarët e Kalit të qyqes”.

 

Lajmi i parë ishte ai i ardhjes së një individi të lejlekut në folenë e Liqenit të Viroit në Gjirokastër, si dhe pak minuta më pas morëm lajmin e ardhjes së kalit të qyqes në dy prej territoreve të pakta që kanë mbetur në vendin tonë.

 

Krahas gëzimit që marrim nga ardhja e këtyre shpendëve të mrekullueshëm, këto lajme përjetohen nga ne akoma më shumë kur vijnë nga banorët dhe miqtë tanë që jetojnë në territoret e kalit të qyqes. Është një motiv dhe ndjenjë e veçantë lumturie, të përjetosh se si tashmë banorët e atyre zonave janë bërë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, jo vetëm për kalin e qyqes por edhe për llojet e tjera të rralla të vendit tonë.

 

Rrjeti “Shpëtimtarët e Kalit të qyqes” u krijua nga PPNEA, për të bashkuar dashamirësit e natyrës që jetojnë dhe punojnë aty ku gjenden dhe territoret e fundit të kalit të qyqes në vend por jo vetëm. Tashmë ata janë miqtë tanë që kemi patur fatin të njohim dhe të bashkëpunojmë gjatë afro 10 viteve punë për studimin dhe ruajtjen e shkabës së fundit folezuese në Shqipëri. Falë tyre dhe punës së tyre në parandalimin e rreziqeve dhe kujdesjen për stacionet e ushqimit, bëhemi më besimplotë në rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes në vendin tonë.

 

7 prill 2020

 

 

Protection and Preservation

of Natural Environment in Albania

 

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara