Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Nga dita e sotme, pika e kalimit kufitar të Kapshticës është mbyllur.

 

Duket se dy të arrestuarit përpara tre ditësh me test negativ të falsifikuar në Greqi, dhe ngjarja e djeshme në Kakavijë ku një shqiptare është kthyer me vrap në tokën shqiptare pasi kontrollorët grekë verifikuan që kishte falsifikuar testin për COVID-19, ka bërë që pala greke të mbyllë doganën e Kapshticës, duke lënë të hapur vetëm Kakavijën me numër të limituar, deri në 750 persona në ditë.

 

Tre ditë më parë janë arrestuar në territorin grek dy shtetas shqiptarë me test të falsifikuar, të cilët u thanë autoriteteve greke se testet i kishin marrë në një agjenci udhëtimi në Korçë, ndërsa me gjasa janë të implikuar edhe policë shqiptare që shërbejnë në këtë pikë kufitare.

 

Sipas informacioneve të shërbimeve greke, trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e ekipit të mjekëve që kryejnë testet verifikuese rapid test në pikën kufitare, duke e kthyer doganën e Kapshticës në një pikë të kuqe për infektimin nga covid për Greqinë e Veriut.

 

Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

 

Nga ana e saj ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Si më poshtë, detaje të vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:

 

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që do të hyjë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00, datë 20 nëntor, duhet të vetëkarantinohet një javë.

 

Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionave në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javë pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, gjobitesh me 5000€.

 

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

 

Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk do të ketë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

 

Më tej, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

 

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendim do të jetë në fuqi nga data 20.11-4.12.2020.

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara