e enjte 2 dhjetor 2021
e enjte 2 dhjetor 2021

 

 

Një ndër temat e bisedimeve të koalicionit për qeverinë e ardhshme në Gjermani pritet të jetë edhe legalizimi i kanabisit. Ka mbështetje, por edhe paralajmërim për një hap të tillë.

 

 

Kanadaja e legalizoi kanabisin para tre vjetësh. A do ta ndjekë atë Gjermania këtë model të kultivimit të kontrolluar dhe blerjes së kontrolluar të kanabisit? Në Gjermani, lejohet vetëm kanabisi mjekësor me recetë e rregulla të rrepta, pjesa tjetër e tregtisë me kanabisin zhvillohet në ilegalitet.

 

Tani tre partitë gjermane që zhvillojnë bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët pritet të trajtojnë në bisedime edhe legalizimin e kanabisit. Për të Gjelbrit gjermanë, që kanë si model Kanadanë, është më mirë që kanabisi të legalizohet dhe të ketë kontroll. Si të Gjelbrit edhe liberalët mbështesin legalizimin e kanabisit në dyqane të liçencuara për përdorim vetjak të të rriturve.

 

Partneri më i madh në një koalicion të mundshëm, socialdemokratët tregohet i hapur për këtë legalizim, por do ta testojë këtë njëherë në projekte model tek të rriturit. SPD thotë në programin e saj, se konsumi i kanabisit është “realitet shoqëror”, prandaj për këtë do gjetur një përgjigje adekuate politike.

 

Pro dhe kundër

 

Për gjyqtarin e çështjeve penale të të rinjve, Andreas Müller “nuk ka më argumente kundër prohibicionit” të tij. Müller tha për Deutschland funk të premten, (21.10.)se ka ardhur koha që të dekriminalizohet kanabisi, sepse sipas tij alkooli është shumë herë më i rrezikshëm. Madje gjyqtari Müller e ka çuar çështjen edhe për trajtim në Gjykatën Kushtetuese. “70.000 të vdekur në vit vetëm në Republikën Federale Gjermane nga alkooli. Në të gjithë botën asnjë të vdekur nga kanabisi.”

 

Ekspertët megjithatë paralajmërojnë. Maximilian Gahr, kryemjek në Klinikën Universitare të Ulmit, Dega e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, thotë për “Welt” se “ka studime, sipas të cilave, përdorimi i hershëm i kanabioideve tek të rinjtë, ka mundësi të shkaktojë pasoja të rënda, për shkak se zhvillimi i trurit ende nuk është përfunduar.” Sipas Gahr pasojat janë ndryshimi i strukturës së trurit, sfera të caktuara në tru, si psh korteksi mund të zvogëlohen, me pasojë ndryshim të aftësisë mendore tek të rinjtë. Nëse kanabis lejohet, sipas Gahr, atëherë vetëm për persona nga mosha 21 ose madje 25 vjeç.

 

Paralajmërimeve për rrezikun që mund të shkaktojë legalizimi i kanabisit tek rinia, Müller i përgjigjet se mund të gjejnë sot në çdo cep ilegalisht kanabis, e ai është pjesërisht “plehrë” apo “gjë e fallsifikuar”. “Ata rrezikohen më shumë në këtë situatë, realisht ata do të mbroheshin”. Megjithatë Andreas Müller thekson, se të rinjtë nuk duhet të marrin substanca psikoaktive gjatë zhvillimit të tyre. Müller e sheh zgjidhjen tek një “ligj efektiv i kontrollit të kanabisit”, i cili që e lejon shitjen prej moshës 18 vjeç.

 

Edhe në media gjermane theksohet se legalizimi duhet bërë i kontrolluar. Në një analizë të “Stuttgarter Zeitung” (19.10) theksohet se “dhëni e rregulluar e kanabisit për të rriturit në projekte model të landeve e komunave mund të testohet, e të shoqërohet nga ana shkencore. Kështu mund të fitohen dijeni, se çfarë bën ai me shoqërinë tonë.”

 

Nga legalizimi i kanabisit pret impulse edhe industria farmaceutike gjermane, që e merr kanabisin mjekësor nga jashtë. Kanabis mjekësor shitet ndërkohë me recetë në farmacitë gjermane. Me recetë mjekësore, kanabisi përdoret për trajtimin e formave të epilepsisë, në rastin e sklerorës së shumëfishtë, si edhe në rastet e të vjelljave pas kimioterapisë. Shoqata Gjermane kundër Dhimbjes ka kërkuar një dialog konstruktiv të të gjitha grupeve të interesit.

 

“Trajtimi i dhimbjeve kronike me kanabis mjekësor ndodhet në një marrëdhënie tensionuese në rritje të interesave financiare shpresave të të prekurve dhe një efektiviteti të paprovuar”, është shprehur, Frank Petzke, drejtues i Komisionit të Kanabisit Mjekësor në Manheim. Ai kërkon një përballje “kritike dhe racionale” me rreziqet afatgjata, përfitimin konkret dhe kostot e trajtimit. Vetëm në gjysmën e këtij viti është dhënë me recetë kanabis në vlerë 90 milionë euro në Gjermani.

 

 

Më shumë

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Zbulohet plantacioni më i madh i drogës në Europë

Policia spanjolle zbuloi dhe sekuestroi plantacionin më të madh të marjuanës në Europë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 12 hektarësh ku kultivoheshin të paktën 135 mijë rrënjë, në qytezës Huerta de Valdekara’banos, 70 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.   Policia arrestoi 3 persona gjatë një operacioni anti-drogë në këtë zonë, ndërsa […]

Protesta kineze kundër zbatimit të certifikatës shëndetësore COVID-19 në Itali

Një komunitet kinez në provincën e Prato, Itali, deklaroi se certifikata shëndetësore COVID-19 e zbatuar nga qeveria italiane ka shkaktuar ndëshkim të padrejtë për komunitetin. Komuniteti kinez u kërkoi autoriteteve të interpretojnë rregullat në mënyrë fleksibile.   (Rrjeti kinez i Deutsche Welle) – Komuniteti kinez në provincën e Prato është një nga komunitetet më […]

E vërteta e tmerrshme: Deportimi i hebrenjve para 80 vjetësh

Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportoheshin u largua nga stacioni Grunevald i kryeqytetit të Rajhut, Berlin. Presidenti Steinmeier shprehet, se kurrë nuk duhet të ketë vend antisemitizmi në Gjermani.   Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara