e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare

 

 

Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator.

Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali dhe humbjet e jetëve të tyre në front, teksa u bë e ditur nga aleatët nëpërmjet Radio Algjerisë nën zërin e Marshallit Pietro Badoglio.

Përfshinte dorëzimin pa kushte pranë misioneve aleate të të gjitha trupave ushtarake italiane, jo detyrimisht në territorin italian, por edhe në zonat e pushtuara nga ku Mbretëria Italiane i kishte përfshirë nën bashkimin e kurorës së familjes së Savojës. Në një pjesë të madhe të rasteve tashmë trupat italiane do të gjendeshin të pa mbrojtura dhe nën rraprezalje të rreptë nga bashkëpuntorët e tyre nazistët Gjermanë.

Shqiptarët të gjendur para këtyre zhvillimeve dhe intensifikimit të luftës kundër okupatorit do të hapnin shtëpitë e tyre dhe do t’i pranonin këta të rinj të pa mbrojtur si bijtë e tyre deri në përcjelljen e një pjese të mirë të tyre drejt vendlindjes së tyre Italisë, veprime që lanë mbresa në kujtimet e tyre gjate jetës.

Në fotografitë e mëposhtme: Pamje nga gazetat e kohës që dëshmojnë këtë marrëveshje (Foto1 dhe 2), Raport i Gjeneralit Carlo Tucci Drejtues i armatës së IX mbi gjendjen e trupave italiane pas shpalljes së kapitullimit (Foto 3 dhe 4).

 

Në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Muzeut Historik Kombëtar është ekspozuar kapela alpine e ushtarit të batalionit “Antonio Gramshi”, Leo Malagoli, e sjellë në muze nga familjarët e tij. Këta të fundit e kanë bërë traditë tashmë, që çdo vit të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar për të bërë homazhe në stendën ku janë ekspozuar sendet e ish partizanit të batalionit “Antonio Gramshi”, Leo Malagoli. Pranë kapelës gjendet edhe ditari i tij, që përmban mjaft ngjarje e kujtime të kohës së luftës. Ditari tashmë është botuar në libër “A fianco del partigiani albanesi” (Në krahë të partizanëve shqiptarë). Në  libër  përmblidhen  kujtimet 15 italianëve, që luftuan përkrah popullit shqiptar.

 

Pas kapitullimit të Italisë fashiste (8 shtator 1943) rreth 15.000 ushtarë italianë, shumica efektivë të divizionit Firence iu përgjigjën thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSh për luftë kundër nazistëve gjermanë. Nga këta, rreth 1500 veta u inkuadruan në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pjesa tjetër u shpërnda në zonat e lira dhe u vu nën përkujdesjen e këshillave nacionalçlirimtare dhe të popullsisë civile. Me një pjesë të ushtarëve italianë (në fillim ishin 170 veta e më pas numri u rrit në 300) u krijua batalioni “Antonio Gramshi”. Emri i batalionit u zgjodh në nderim të themeluesit të Partisë Komuniste Italiane me origjinë arbëreshe, i cili vdiq në burg më 1937, i dënuar e i persekutuar nga autoritetet fashiste. Batalioni “Antonio Gramshi” mori pjesë në luftë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara