e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Banka e Shqipërisë prezantoi dy prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare, në një ceremoni të veçantë të organizuar me këtë rast.

Prerja e re vjen një dekadë e gjysmë pas hedhjes në treg të kartëmonedhës 5000 lekëshe, e cila daton në vitin 1996.

Në vitin 2019, Banka e Shqipërisë prezantoi serinë e re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Seria e re paraqitet me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit. Dy prerjet e para të serisë, 200 dhe 5000 Lekë, 2 vjet pas prezantimit dhe hedhjes në qarkullim me sukses në shtator të vitit 2019, janë mirëpritur nga publiku dhe kanë përmbushur pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

 

 

Banka e Shqipërisë prezantoi 2 kartëmonedha të tjera të kësaj serie, përkatësisht prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë.  Shtypja dhe hedhja në qarkullim për herë të parë e kartëmonedhës së re të prerjes më të lartë, me vlerë 10000 Lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave me evoluimin e strukturës së çmimeve dhe pagave, shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe të treguesve të tjerë që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo kartëmonedhë e prerjes më të lartë shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe – sipas të gjitha analizave – plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë së re të kartëmonedhave me kurs ligjor.

 

 

 

Kartëmonedha 10000 Lekë mbart si tematikë simbolet e flamurit dhe himnit kombëtar – simbole kryesore këto të identitetit tonë kombëtar – të shoqëruara me portretin e poetit të  shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht autor i “Himnit Kombëtar”, Aleksandër Stavër Drenova, njohur me pseudonimin letrar “Asdreni”.

 

 

Kartëmonedha 1000 Lekë, pjesë e serisë së re, vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara dhe të përmirësuara.

 

Nga 30 qershori 2021, kartëmonedhat e serisë së re 1000 Lekë dhe 10000 Lekë:

  • do të kenë kurs ligjor në Republikën e Shqipërisë; dhe
  • do të përdoren si mjet pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese.

Banka e Shqipërisë inkurajon gjithë përdoruesit të jenë shumë të përgjegjshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.

 

 

Më shumë

130 vende mbështesin marrëveshjen e taksës globale

PARIS – 130 vende kanë rënë dakord për një reformë globale të taksave duke siguruar që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë atë që u takon kudo që veprojnë, tha të enjten Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), por disa shtete të BE-së refuzuan ta përqafojnë reformën.   Organizata tha në një deklaratë se […]

Pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. […]

Shqipëria bëhet gati për Eurbondin e pestë, nis kërkimin e konsulentit

Shqipëria parashikon që të dalë në tregjet e kapitalit për herë të pestë dhe si pjesë paraprake e këtij plani është ajo e gjetjes së një konsulenti që do ta këshillojë dhe udhëheqë drejt kësaj dalje.   Këtë herë në dokumente është specifikuar që konsulenti të ketë njohuri në ligjin anglez dhe atë […]

Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 320 euro në muaj

Rreth 50% e të punësuarve me pagë në Shqipëri merrin më pak se 40 mijë lekë (rreth 320 euro në muaj) në tremujorin e parë 2021, sipas të dhënave të INSTAT.   Ndërkohë, rritja e pagës minimale me 15% në fillim të këtij viti, nga 26,000 lekë në 30, 000 lekë dha efekt rokadë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara