e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Beogradi zyrtar para katër vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

 

Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

 

Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit ishte një ‘sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë’.

 

Presidenti Hashim Thaçi ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe nacionaliste nuk duhej lejuar të hyjë brenda Kosovës.

 

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, pati thënë ai.

 

Edhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, pati deklaruar se nuk do të lejojnë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme.

 

Treni sipas autoriteteve serbe ishte ndaluar në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore.

 

Kryeministri i atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinë për provokim, ndërsa theksoi se është ankuar te shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe SHBA për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte’.

 

Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u pati bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, duke thënë se ka nevojë për normalizim, e jo për konfrontim.

 

Por, presidenti i atëhershëm serb Tomisllav Nikoliq, u kërcënua se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi trenin serb të hyjë brenda territorit të saj. Megjithatë, deklaratat e tij më shumë një retorikë nacionaliste se sa realitet, pasi në Kosovë do të përballej me NATO-n.

 

Tensionet ndërmjet dy vendeve ishin përcjell me vëmendje të madhe nga mediat e huaja, të cilat shkruanin se ‘gjuha luftarake që u përdor mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale sepse nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve, por incidenti tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan’.

 

 

Më shumë

Abazoviç: Rruga euroatlantike e Malit të Zi nuk do të ndryshojë

Rruga euroatlantike e Malit të Zi nuk do të ndryshojë, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Abazoviç theksoi se mënyra më e mirë për luftimin e shqetësimeve mbi orientimin perëndimor të Malit të Zi është forcimi i institucioneve demokratike përmes reformave dhe luftimit të […]

Me dy shtetësi, në dilemë për të votuar në Kosovë apo RMV

Prej 10 vitesh, 68-vjeçari Islam Bela ka mundësi të zgjedhë për përfaqësuesit e tij në dy shtete, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Ai asnjëherë nuk e lë t’i ikë mundësia për të votuar. Ai ka dy shtetësi, dhe jetën e kalon mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Edhe pse në moshë të thyer, asgjë […]

Gazetarët kundërshtojnë pretendimet e Erdoganit se media në Turqi është e lirë

Presidenti i Turqisë ka hedhur poshtë kritikat për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan se vendi gëzon “liri të gjera”.   Por komentet e tij për televizionin CBS vijnë ndërkohë që disa gazetarë turq po përballen me padi.   Një prej tyre – gazetari dhe […]

Tensionet në veriun e Kosovës – në qendër të debateve në Këshillin e Sigurimit

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të targave të makinave dhe një operacion i policisë së Kosovës për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara, që çuan në protesta në veriun e banuar me shumicë serbe, dominuan debatin e së premtes për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.   Ministri i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara