e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian.

“Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal, bazuar në legjislacionin e BE-së, për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse për investime”, thuhet në dokument.

Paketa, e paralajmëruar në kulmin e krizës nga pandemia COVID-19, do të paraqitet nga Komisioni Evropian të martën pasdite.

Bashkimi Evropian konfirmon se rajoni do të përfitojë shumë nga përpjekjet e intensifikuara, që synojnë “kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës, jo vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe të përfundimit me sukses të dialogut, me ndihmën e BE-së”.

Paketa po ashtu parashikon që, përveç granteve, Bashkimi Evropian të ofrojë garanci që ndihmojnë në uljen e kostove për investime publike dhe private dhe, në këtë mënyrë, zvogëlojnë rreziqet për investitorët.

Më shumë

Prokuroria bullgare: Zjarri u shkaktua nga goditja e autobusit me gardhin metalik të autostradës

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.   Kryeprokurori bullgar, […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë […]

Maas: Sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan të hënën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe se si mund ta mbajnë rajonin më pranë në të ardhmen.   Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara