e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Komisioni Evropian ka përsërtitur të hënën qëndrimin në lidhje me ngjarjet që pasuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në emër të Komisionit, zëdhënësja Ana Pisonero shprehu keqardhje për mos dëgjimin nga ana e autoriteteve shqiptare të thirrjes së BE-së për dialog konstruktiv, si dhe shtoi se është mbajtur shënim ushtrimi i dhunës gjatë ngjarjeve që pasuan në Tiranë.

“Është e vërtetë që shkatërrimi i Teatrit Kombëtar erdhi në një moment kur ne patëm bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile, përpara marrjes së një vendimi të pakthyeshëm.

“Shprehim keqardhje që kjo thirrje nuk u ndoq nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe vendore. I kemi ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet në terren, dhe në veçanti mbajmë shënim se u ushtrua dhunë.

“Kjo duhet të mbetet gjithnjë proporcionale me rrethanat dhe ne vijojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje,” tha zëdhënësja e KE, raporton euronews.

18 maj 2020

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara