Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Në kuadër të Vitit të Kujtesës dhe Lavdisë, gjysmëfinali i Festivalit ndërkombëtar të muzikës “Rruga për në Jaltë” do të mbahet në një format të rinovuar. Akteviteti në fjalë do të zhvillohet në prag të 75-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, më 8 maj në 19:50 (koha e Moskës), në kanalin televiziv “Rusi – Kulturë”.

 

Në raundin e parë të Festivalit 15 pjesëmarrës – përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës (Indonezia, Tajlanda, Kina, Argjentina, Letonia, Polonia, Franca, Gjermania, Shqipëria, Nigeria, Izraeli, Kuba, Serbia, Italia) në gjuhët e tyre amtare do të interpretojnë këngët e viteve të luftës, të cilat njeh çdo banor të Rusisë.

 

Formati gjysmëfinal do të jetë i pazakontë – artistët nuk do të jenë të pranishëm në studio, por do të mund të interpretojnë këngët falë teknologjisë moderne dhe formatit online. Pas secilës perfomancë anëtarët e jurisë do të diskutojnë mbi përshtypjet e tyre dhe do të bisedojnë me garuesit. Përveç kësaj, teleshikuesit gjithashtu do të mund të mbështesin artistin e tyre të preferuar në saitin www.doroganayaltu.ru. Kushdo mund të marrë pjesë në votimin në Internet. Agjensia e Lajmeve “Sputnik” do të transmetojë live Festivalin në tërë botën.

 

Juria e konkursit përfshin muzikantët e famshëm ndërkombëtarë dhe rusë, njerëzit me famë botërore në fushat e kulturës dhe të artit: Emir Kusturica, Denis Majdanov, Roza Rimbaeva, Pupo. Kryetari i jurisë – artisti popullor të Rusisë Lev Leshçenko.

 

Garuesit e Festivalit njihen me këngët ruse dhe zhyten në kulturën e vendit tonë. Për më tepër, kjo është një nga mënyrat për të kujtuar heroizmin e shtetasve të Bashkimit Sovjetik që kanë fituan luftën e tmerrshme. Finali i Festivalit ndërkombëtar të muzikës “Rruga për në Jaltë” do të mbahet në qytetin e Jaltës, sapo të hiqen masat kufizuese.

6 maj 2020

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara