e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kërkon zyrtarisht bllokimin e pasurive për personat që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria.

 

Në një letër drejtuar Kreut të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kreut të Senatit mbi Bllokimin e Pronës dhe Pezullimin e Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

“Veprimet që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengojnë progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam përcaktuar se është e nevojshme të bllokohet prona e çdo personi që përcaktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, se minon proceset demokratike ose institucionet, minon çdo siguri rajonale, paqen, bashkëpunimin ose marrëveshjen e njohjes reciproke, përfshirë abuzime serioze të të drejtave të njeriut, ose përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan mes të tjeras presidenti i SHBA.

 

Letra e plotë:

 

E nderuara Kryetare:

Në zbatim të aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, raportoj se kam lëshuar një urdhër ekzekutiv për të zgjeruar fushën e emergjencave kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të 26 Qershorit 2001, për “Bllokimin e pronës të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor”, ndryshuar me urdhrin ekzekutiv 13304, të 28 majit 2003, (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

Urdhri zgjeron fushën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, përfshirë Shqipërinë, dhe rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

Veprimet që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengojnë progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam përcaktuar se është e nevojshme të bllokohet prona e çdo personi që përcaktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, se minon proceset demokratike ose institucionet, minon çdo siguri rajonale, paqen, bashkëpunimin ose marrëveshjen e njohjes reciproke, përfshirë abuzime serioze të të drejtave të njeriut, ose përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Të gjithë departamentet dhe agjencitë ekzekutive janë të drejtuar të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar dispozitat e urdhrit.

 

Më shumë

Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri

Specia e rrallë e rrezikuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, e njohur me emrin Kojliku qeros, është shfaqur në vendin tonë pas 400 vitesh.   Ky shpend është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. […]

Aleanca e dështuar/ PD-LSI zbulojnë prapaskenat e humbjes së 25 Prillit

Që pas humbjes në 25 Prill, mes opozitarëve të PD dhe LSI mbizotëroi një klimë e ftohtë, gati armiqësore, për një mllef të përmbajtur dhe të pathënë më parë. Deri kur, natën e të enjtes, Gazmend Bardhi i Open nuk ka duruar më dhe ka hapur Kutinë e Pandorës për gabimet para zgjedhjeve […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara