e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Gjatë muajve korrik-shtator, në Shqipëri, ndodh grumbullim në numër të madh i skifterit kthetraverdhë (Falco naumanni). Kjo për arsye se periudha në fjalë korespondon me atë të parashtegtimit për këtë lloj. Është vërtetuar tashmë që në këtë periudhë, skifteri kthetraverdhë kryen lëvizje të largëta në drejtime të ndryshme, madje kryesisht në veri të territoreve të folezimit, nëse gjenden zona me ushqim të bollshëm, që u lejojnë familjeve të reja të grumbullojnë rezervat e duhura energjitike për të ndërmarrë shtegtimin e largët drejt Afrikës.

 

Shqipëria ndonëse vend me sipërfaqe të vogël, përfaqëson vendin e parë dhe më të rëndësishëm në Evropë për skifterin kthetraverdhë gjatë periudhës së parashtegtimit. Kësisoj, në vendin tonë është gjetur deri më tani një rrjet relativisht i dendur me fjetore të këtij lloji, duke mbajtur një numër individësh deri në 6000, sikurse është rasti i fjetores së Luginës së Drinos, e cila është më e madhja në vendin tonë.

 

Rrjeti i fjetorëve të gjetura deri më tani, ndodhet pothuajse krejtësisht nën pjesën qendrore të Shqipërisë, kësisoj, “Shpendët e Shqipërisë” gjatë këtij sezoni parashtegtimi ka ndërmarrë një nismë kërkimi për të gjetur vendgrumbullime të këtij lloji në Shqipërinë veriore dhe rezultatet e para pozitive më në fund u përftuan.

 

Është pikërisht Ultësira e Nënshkodrës vendi ku vullnetarët tanë gjetën vendgrumbullimin e parë të këtij lloji në Shqipërinë veri-perëndimore. Vullnetarët tanë, pas kërkimit në zonë, arritën të lokalizojnë vendin në afri të aeroportit të Gjadrit, ku u numëruan 22 individë të këtij lloji, që qëndronin në telat përcjellës së energjisë elektrike. Vendi u vizitua për 2 ditë rresht, por për shkak të sipërfaqës së madhe fjetoria e llojit nuk u gjet, megjithëse duhet të jetë diku pranë zonës së vendgrumbullimit të pasdites së vonë.

 

 

 

Më shumë

Konferenca Botërore për Klimën: “Duhet të veprojmë tani”

Në Konferencën Botërore të Klimës që po zhvillohet në Glasgou të hënën vështrimi drejtohet tek takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Sinjalet para konsultimeve nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse.     “Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara