e hënë 6 dhjetor 2021
e hënë 6 dhjetor 2021

 

Greqia do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Lajmin e bëri të ditur zyra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ndërsa përshkallëzohen tensionet me Turqinë sa i përket kërkimit dhe shpimeve për gaz natyror dhe naftë në Mesdheun Lindor.

Sipas zyrës së tij, Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e informoi për situatën në Mesdhe, ndërkohë që në agjendë ishte edhe një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të hënën, Ankaraja zyrtare lajmëroi se një anije kërkimi do të kryente hulumtime në një zonë mes Qipros dhe Greqisë, gjë që shtyu kryeministrin grek të mblidhte Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Ndërkaq, të martën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se Ankaraja do të japë licenca për hulumtim sizmik dhe shpim në zona të reja të Mesdheut Lindor deri në fund të muajit gusht dhe do të vazhdojë veprimtarinë e saj në rajon.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur pala turke ka shprehur zemërimin për marrëveshjen e nënshkruar mes Greqisë dhe Egjiptit për zonat ekonomike, të drejtat e kërkimit dhe kufijtë detarë, që Ankaraja pretendon se ka për qëllim ta mbajë jashtë Mesdheut Lindor, raporton euronews.

Në anën tjetër, vetë Turqia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë e Libisë, duke ngjallur zemërim në Greqi, Qipro dhe Egjipt, që deklaruan se u ishin shkelur të drejtat ekonomike në Mesdhe.

Palët kanë zhvilluar negociata në Berlin dhe ishin pranë lëshimit të një deklarate të përbashkët, por marrëveshja greko-egjiptiane bëri që Ankaraja të ndalte bisedimet.

Greqia dhe Turqia, fqinje dhe aleate në NATO, prej dekadash kanë përplasje për një sërë çështjesh, përfshi kufijtë detarë dhe kanë qenë në prag lufte tre herë që prej viteve 1970.

Zbulimet më të fundit për gaz natyror dhe planet për kërkim në Mesdheun Lindor kanë shtuar tensionet mes vendeve.

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara