e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Këshilli europian njoftoi të martën se shtetet anëtare kanë dhënë dakortësinë e tyre për t’i ofruar një ndihmë financiare prej 14.2 miliard eurosh, vendeve të Ballkanit perëndimor, Islandës dhe Turqisë, për periudhën 2021-2027, si mbështetje në rrugën e tyre të anëtarësimit në Bashkimin europian. “Përfituesit do të mbështeten në kryerjen e reformave të nevojshme politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike në mënyrë që të jenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe të harmonizohen gradualisht me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së”, bën të ditur një njoftim i Këshillit.

 

Mbështetja financiare ofrohet në kuadrin e Instrumentit të para anatërsimit, IPA III dhe do të bazohet në rezultatet e secilit vend dhe në parimin e ndarjes së drejtë. “Kjo do të thotë që ndihma do të diferencohet në fushëveprim dhe intensitet, sipas ecurisë së përfituesve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat themelore të reformës (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca). Në të njëjtën kohë, do të zbatohet një parim i ndarjes së drejtë për të siguruar që fushëveprimi dhe intensiteti i financimit, të marrë parasysh jo vetëm ecurinë e përfituesve, por edhe nevojat dhe kapacitetet e tyre, në mënyrë që të shmanget një nivel shpërpjesmërisht i ulët i ndihmës krahasuar me të tjerët, dhe për të siguruar që të gjithë përfituesit të bëjnë përparim”, shpjegon njoftimi.

 

Por nëse një vend bën hapa të konsiderueshëm pas ose dëshmon një mungesës të vazhdueshme të përparimit në fushat e reformës themelore, atëherë ndihma ripërcaktohet. “Në raste të tilla fondet mund të zvogëlohen në mënyrë proporcionale dhe të riorientohen, pa kompromentuar mbështetjen për përmirësimin e të drejtave themelore, demokracinë dhe sundimin e ligjit, përfshirë mbështetjen për shoqërinë civile”, saktëson njoftimi i Këshillit.

 

Mbështetja financiare gjithashtu do të ndahet sipas përparësive tematike dhe jo sipas portofoleve për secilin vend. Pas miratimit të martën nga Këshilli, ofrimi i fondeve për vendet që janë në proces të anëtarësimit do të duhet të marrë dhe mbështetjen e Parlamentit evropian.

 

 

Më shumë

Maqedoni e Veriut- Kosovë, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar mbërriti të enjten në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve.   Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun e tij Kurti me ceremoni të larta ushtarake dhe shtetërore, para ndërtesës së qeverisë. Dy […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara