e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka dënuar fuqishëm devijimin e aeroplanit dhe uljen e tij të detyruar në Minsk të Bjellorusisë, duke e quajtur veprimin si shkelje të rregullave të aviacionit civil dhe rrezikim të jetës së pasagjerëve.

 

Më 23 maj, Bjellorusia e detyroi një fluturim të Ryanair të devijojë fluturimin nga Greqia për në Lituani dhe të ulet në kryeqytetin Minsk. Pastaj, policia bjelloruse arrestoi gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega.

 

Përmes një deklarate, Këshilli i Atlantikut të Veriut mbështet thirrjet për një hetim urgjent dhe të pavarur të incidentit si dhe përkrah masat që kanë ndërmarrë vendet anëtare të NATO-s si përgjigje ndaj veprimit bjellorus.

 

“Bjellorusia duhet të lirojë menjëherë dhe pa kushte Pratasevich dhe Sapegan. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe t’i përmbahet rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhet në deklaratë.

 

Këshilli i Atlantikut të Veriut është organi kryesor vendimmarrës politik i NATO-s.

Më herët ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë thënë se shqetësohen për jetën e tij.

 

“Roman është më në rrezik sesa secili i burgosur tjetër politik në Bjellorusi”, ka thënë Stephan Putsila për BBC-në.

 

Protasevich ka thënë se frikësohet për dënim me vdekje pasi është futur në listën për terrorizëm.

 

Ai përballet me akuza të lidhura për raportimin e tij rreth zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi në gusht të vitit të kaluar, dhe për shtypjen e protestave masive opozitare atje.

 

Më shumë

Emigrantët – Maas angazhohet për marrëveshje të re me Turqinë

Si do të veprojë Evropa me migrantët dhe refugjatët në të ardhmen? Ministri i Jashtëm gjerman pozicionohet qartë. BE duhet të arrijë marrëveshje me Truqinë.   Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po bën fushatë për një marrëveshje të re për refugjatët midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë. “Ne kemi nevojë për një rifreskim të […]

Ekspertët shohin përparime, pa arritje, në samitet evropiane

Presidenti amerikan Joe Biden përfundoi të mërkurën një javë të ngjeshur takimesh në Evropë, ndërsa Shtetet e Bashkuara rikthehen në rolin udhëheqës midis aleatëve të tyre të demokracive perëndimore. Një takim produktiv me aleatët, tha zoti Biden pas takimit të NATO-s dhe samitit të vendeve të G-7ës, ndërsa arriti një marrëveshje në një takim […]

Ushtritë e Izraelit dhe SHBA-së do të diskutojnë tensionet në Lindje të Mesme

Shefi i ushtrisë së Izraelit do të shkojë të shtunën (19 qershor) në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar me zyrtarët amerikanë për situatën në Gaza dhe armëpushimin e 21 majit që i dha fund luftimeve 11 ditëshe me militantët e Hamasit.   Gjenerali Aviv Kohavi, është zyrtari i parë izraelit që viziton […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani dhe angazhimi i NATO-s në Lindjen e Mesme

Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani, komandanti i forcave amerikane në rajon thotë se ndihma nga aleatët e NATO-s do të jetë thelbësore në ruajtjen e presionit ndaj grupeve terroriste. Ndihma ka mbërritur me dislokimin e aeroplanmbajtëses më të re të Britanisë në Mesdhe. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara