Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sulmin ndaj Rripit të Gazës të premten herët, tha në një deklaratë ushtria izraelite.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit kishin postuar në Twitter se trupat e saj ishin “duke sulmuar në Rripin e Gazës”. Por më pas, duke përmendur si arsye një problem komunikimi të brendshëm, ushtria sqaroi se trupat po godisnin me artileri nga brenda kufirit të Izraelit.
“E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë” tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë në video. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”
Banorët e Gazës pranë kufirit me Izraelin konfirmuan për agjencinë Reuters se nuk kishin parë gjurmë forcash tokësore izraelite brenda enklavës, por ata njoftuan për zjarr të rëndë artilerie dhe dhjetra sulme ajrore.
Ndërsa dhuna hyri në ditën e pestë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se ra dakord të mblidhej të dielën për të diskutuar për situatën, pasi planet për një takim ishin shtyrë nga shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta në përpjekje për të lehtësuar tensionet”, shprehej ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield në Twitter.
Luftimet që ndodhin gjatë festës myslimane të Fitër Bajramit, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 103 palestinezëve përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe 11 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila shtoi se 530 njerëz janë plagosur. Shtatë izraelitë janë vrarë në sulmet me raketa, përfshirë një djalë 6-vjeçar.
Ushtria izraelite tha se tre raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit të enjten, por se ato ranë në Detin Mesdhe dhe nuk shkaktuan viktima.
Të enjten, grupi militant palestinez Hamas hodhi raketa në lagjet izraelite dhe Izraeli u përgjigj me më shumë sulme ajrore në Rripin e Gazës, ndërsa përpjekjet për të ndaluar dhunën përshkallëzuese vazhdonin.
Në përgjigje të grumbullimit të trupave dhe tankeve të Izraelit përgjatë kufirit, zëdhënësi ushtarak i Hamasit Abu Obeida tha se grupi nuk kishte frikë nga një pushtim nga toka, duke thënë se çdo pushtim do të ishte një shans për më shumëushtarë të vdekur ose të kapur , sipas Associated Press.
Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit me raketa dhe sulme ajrore, përplasja më e madhe midis grupit militant palestinez dhe forcave izraelite që nga lufta e vitit 2014 në Gaza, ndodhi për shkak nga trazirat në rritje për kontrollin e Jeruzalemit dhe përpjekjet e kolonëve hebrenj për të marrë nën kontroll komunitetet arabe.
Tensionet kanë përfshirë edhe Bregun Perëndimor, ku kanë shpërthyer luftime të përgjakshme në disa qytete arabo-hebraike. Autoritetet kanë vendosur një ndalim-qarkullim natën në qytetin qendror të Lodit ku të paktën një person u godit këtë javë, ndërsa disa qindra njerëz në Lod dhe qytete të tjera janë arrestuar. Një turmë banorësh hebrenj të krahut të djathtë në qytetin Bat Yam sulmuan brutalisht një arab, duke e rrahur atë derisa humbi ndjenjat.
Përpjekjet globale për t’i dhënë fund luftimeve shënuan një hap të rëndësishëm përpara të enjten kur zyrtarët egjiptianë të sigurisë u takuan me udhëheqësit e Hamasit në Gaza dhe me zyrtarët izraelitë në Tel Aviv, sipas dy zyrtarëve të zbulimit egjiptian.
Ndërsa doli lajmi për mbërritjen e zyrtarëve, Hamasi hodhi rreth 100 raketa drejt Izraelit jugor dhe qendror.
Presidenti amerikan Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, ndërsa tha se shpresonte që luftimet të ndërpriteshin sa më shpejt.
Pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli të mërkurën me homologun e tij izraelit, Benjamin Gantz, Pentagoni nxorri një deklaratë ku thuhej se zoti Austin informoi zotin Gantz për “mbështetjen e palëkundur të Pentagonit për të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij.”
Në deklaratë thuhet se zoti Austin “dënoi me forcë hedhjen e raketave nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste që vunë në shënjestër civilët izraelitë” dhe “përsëriti rëndësinë e faktit që të gjitha palët e përfshira të ndërmarrin hapa për të rivendosur qetësinë”.
Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve izraelitë në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”, ndërsa palestinezëve duhet t’u jepet e drejta “të jetojnë në siguri”. Zoti Blinken bëri gjithashtu bëri thirrje uljen e tensioneve.
Zoti Blinken gjithashtu tha se ai udhëzoi Hady Amrin, zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet e Izraelit dhe palestinezëve, të shkonte menjëherë në Lindjen e Mesme për të nxitur zyrtarët izraelitë dhe palestinezë që të marrin masa për uljen e tensioneve.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres denoncoi të mërkurën hedhjen e raketave “pa kriter” nga Gaza drejt qendrave të populluara në Izrael dhe i bëri thirrje Izraelit të ushtrojë “vetëpërmbajtje maksimale”.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]