e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

 

Këtë të hënë në Bruksel u zhvillua takimi i njëmbëdhjetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

 

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Stabilizimit thuhet se ka shprehur një sërë vlerësimesh për sfidat e Shqipërisë dhe rrugën që po ndjek për t’u anëtarësuar në familjen e Bashkimit Evropian.

 

“Këshilli i SA mirëpriti vendimin historik të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Mars 2020, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli i SA njohu pozitivisht Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2020, i cili vlerësoi se Shqipëria i rriti përpjekjet e saj dhe shënoi rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, siç thuhet në deklaratë, Këshillit i Stabilizimit thotë se Shqipëria ka bërë progres në reformat dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

 

 

“Këshilli i SA rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, respektimin e të drejtave themelore, administratën publike, politikën ekonomike, arsimin dhe punësimin, ndërlidhshmërinë dhe axhendën e gjelbër. Këshilli i SA vlerësoi vendosmërinë e Shqipërisë në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian”, sqarohet më tej.

 

Po ashtu, si hap pozitiv shihet edhe procesi i vettingut dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

 

“Një theks i veçantë u vu tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (“procesi i vetingut”) si edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, që kanë rifilluar tashmë nga puna. Këshilli i SA vlerësoi pozitivisht se organet e reja të specializuara të Shqipërisë për të luftuar anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar kanë filluar të veprojnë”, shtohet më tej.

 

Gjatë takimit theksi u vendos edhe tek zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë më 25 prill, ndërsa Këshilli i Stabilizimit bën thirrje që të zbatohet të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

“Këshilli i SA shënoi përparimin e bërë në përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, Këshilli i SA ra dakord mbi nevojën për ndjekje të mëtejshme të të gjitha aspekteve që përfshihen në rekomandimet e OSBE / ODIHR, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me zgjedhjet e ardhshme”, thuhet më tej.

Më shumë

Një muaj nga zgjedhjet, Rama dhe Basha çelin fushatën nga qendra e Tiranës

Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.   Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]

Incidente mes militantëve partiakë në Ditën e Verës

Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës.   Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre.   Të […]

Presidenti konfrontohet me policët bashkiakë për partinë Fryma e re Demokratike (video)

Presidenti Ilir Meta është përplasur me efektivë të policisë në ambientet e Partisë Fryma e re Demokratike. Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga drejtuesi i kësaj partie Sali Shehu, ndërkohë që policia kishte shkuar në zyrat e FRD-së me një vendim të Bashkisë së Tiranës.   Në shkresën e dërguar 10 […]

Partitë shpallin listat e kandidatëve për deputetë: Ngelen jashtë figura të njohura të PD dhe PS

Dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara