Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më 29 nëntor se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit.
Deklarata tha se Kushner – i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit, Donald Trump – do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz dhe Brian Hook.
Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit.
Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti.
Zyrtarët e administratës amerikane thanë se ekipi po përpiqet të arrijë më shumë marrëveshje të tilla para se mandati i Trumpit të përfundojë më 20 janar, raporton rel.
Arabia Saudite e banuar me myslimanë sunitë, është një rivale e ashpër e Iranit të udhëhequr nga shiit-ët. Të dyja vendet luftojnë për ndikim në Lindjen e Mesme.
Forumi i Davosit – Presidenti i Kinës Xi Jinping, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkim
Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë
“E kam parë pallatin e Putinit nga brenda”
Rriten tensionet Kinë-Tajvan
Rusi, mijëra persona ndalohen në protestat për lirimin e Navalnyt
Presidenti Biden, Nënpresidentja Harris marrin detyrën në krye të administratës së re amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat. “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen […]
Sipas një raporti industrial, Kina do të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë tregu më i madh në botë për gjërat në internet (IoT), shkruan “Xinhua”. Shpenzimet e Kinës për IoT pritet të arrijnë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2024, me normën e përbërë vjetore të rritjes të qëndrojë […]
Jemi mësuar që janari të sjellë borë dhe ngrica në shumë vende të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht midis tyre. Janari i këtij fillimviti ka sjellë reshje dëbore në Sahara dhe temperatura të ulta në Arabinë Saudite, duke shkuar në -2C (28F). Një fotograf ka […]
Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë. Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura […]