Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e përcaktuara nga FATF, theksohet në raportin e MONEYVAL ( njësia e Këshillit të Evropës që merret me krimin financiar dhe parandalimin e tij në Shtetet Anëtare).
Si rezultat i vlerësimit të bërë në vitin 2018, MONEYVAL nënvizoi se u identifikuan mangësitë me pajtueshmërinë teknike në lidhje me sanksionet e synuara financiare, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.
MONEYVAL ka ekzaminuar një sërë masash legjislative, rregullatore dhe institucionale të zbatuara nga Shqipëria për të adresuar këto mangësi. Ai zbuloi se vetëm disa hapa pozitivë u morën nga autoritetet në lidhje me sanksionet financiare të synuara, të cilat nxitën që vlerësimi të ndryshonte nga “jo i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.
Raporti gjithashtu mbuloi zbatimin e kërkesave të reja ndërkombëtare për pasuritë virtuale, duke përfshirë, ndër të tjera, monedhat virtuale më të shquara (Bitcoin, Ethereum, etj.) dhe ofruesit e këtyre pasurive. Vlerësimi i Shqipërisë për zbatimin e këtij rekomandimi është ulur nga “kryesisht i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”. Ndërkaq, vlerësimet e tjera mbeten të pandryshuara.
MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të mbetet në procedurën e zgjeruar të ndjekjes dhe të raportojë përsëri për përparimin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e saj të masave.
Konkluzionet/ BE: Shqipëria bëri progres, por duhet luftuar korrupsioni i nivelit të lartë
Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin Europën para Amerikës
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Prokurimet publike, dëmi në buxhet mbi 120 milionë dollarë në dekadën e fundit
Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”
Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”. Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi […]
Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]
Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]
Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]