e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Kina thotë se ka gati 10,000 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri. Virusi ka shkaktuar 213 vdekje në Kinë, që kur u shfaq në fund të vitit të kaluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e virusit në të gjithë botën është një emergjencë globale, si dhe një “ngjarje e jashtëzakonshme” që kërkon një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

Administrata Trump po paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Kinë.

Departamenti i Shtetit lëshoi atë që e quan Këshilla e Nivelit 4.

Gjithashtu po rekomandon të gjithë ata që ndodhen aktualisht në Kinë të largohen.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshoi të martën një njoftim të Nivelit 3 duke këshilluar amerikanët të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme në Kinë.

Britania raportoi të premten rastet e saj të para të konfirmuara. “Mund të konfirmojmë që dy pacientë në Angli, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, kanë testuar pozitivisht për koronavirusin,” tha Chris Whitty, këshilltari mjekësor për Anglinë. Ai tha se të dy po marrin kujdes “specialist” nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në vend.

India dhe Filipinet kanë konfirmuar gjithashtu rastet e tyre të para, duke u bashkuar me një listë në rritje që përfshin Australinë, Kanadanë, Finlandën, Gjermaninë, Hong Kongun, Japoninë, Nepalin, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.

Sipas një raporti të BBC, infeksioni është i vështirë për tu diktuar dhe ndaluar sepse vlerësohet se vetëm një në pesë raste do të rezultojë në “simptoma të rënda” që do të thotë se njerëzit mund ta përhapin infeksionin pa pasur simptoma ose pa e ditur se janë të infektuar.

Dr. Nancy Messonnier me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve tha se simptomat e një të ftohti apo gripi dhe koronavirusit janë të njëjta, por faktorët e rrezikut janë në se lidhen me vizitë në provincën Hubei të Kinës ose të kenë patur kontakte të ngushta me ata që kanë qenë atje.

Virusi u shfaq në Wuhan të provincës Hubei. Wuhan është epiqendra e shpërthimit dhe ai është mbyllur. Njerëzit janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi dhe transporti publik është mbyllur.

Mi Feng, zëdhënësi i komisionit kombëtar të shëndetit në Kinë tha të premten se “qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe kontrollit të epidemisë dhe kemi miratuar tashmë masat më të rrepta të kontrollit. Shpresojmë që të bashkëpunojmë me vendet e tjera për të ruajtur shëndetin rajonal dhe global dhe sigurinë publike.”

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara