e hënë 12 prill 2021
e hënë 12 prill 2021

 

 

Ky është një vit kyç për Kinën për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë dhe ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë. Nëntë fshatrat e fundit të zhytur në varfëri në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore dolën zyrtarisht nga lista e varfërisë, deklaroi të hënën qeveria vendore e provincës. Me daljen nga varfëria të fshatrave të fundit, Kina i dha lamtumirën varfërisë dhe përmbushi me sukses objektivin e vitit 2020.

 

Kina ishte zotuar të zhdukë varfërinë absolute deri në vitin 2020, një detyrë kryesore në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet.

 

 

 

 

Në fund të vitit 2019, 52 fshatrat në veriperëndim, juperëndim dhe jug të Kinës ishin ende në listën e varfërisë: 9 në provincën Yunnan, 10 në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, 1 në Rajonin Autonom Ningxia-Hui, 7 në provincën Sichuan, 8 në Rajonin Autonom Guangxi- Zhuang, 8 në provincën Gansu dhe 9 në provincën Guizhou.

 

Falë masave të përshtatshme për lehtësimin e varfërisë, Kina ka nxjerrë nga varfëria mbi 10 milionë njerëz çdo vit, prej vitit 2013. Në pesë vitet e fundit në mbarë Kinën kanë dalë nga varfëria mbi 55 milionë banorë.

 

Në 5 vitet e ardhme, Kina do të shtojë përpjekjet për më shumë arritje në zhdukjen e varfërisë dhe nxitjen e plotë të strategjisë së lulëzimit të fshatrave, sipas objektivave të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të propozuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës për periudhën e Planit të 14-të 5-vjeçar (2021-2025).  CRI

 

 

Më shumë

SHBA: 100 milionë të vaksinuar kundër COVID-19

Administrata amerikane, e cila kishte vënë si objektiv për të bërë 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-it në 100 ditët e para të presidencës Biden, ka arritur të vaksinojë 100 milionë amerikanë.   Të premten Shtetet e Bashkuara u bënë vendi i parë që e arrin këtë shifër.   Megjithatë shifrat e […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

Kremlini dënon planin e Britanisë për rritje të arsenalit bërthamor

Kremlini ka thënë të mërkurën se ndjen keqardhje për vendimin e Britanisë së Madhe për të rritur arsenalin bërthamor, pasi Britania ka bërë të ditura planet për të rritur numrin e kokave bërthamore nga 180 në 260, deri në fund të dekadës.   Britania ka publikuar të martën një dokument që rikalibron politikën e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara