e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Ndryshe nga ekonomitë e vendeve të tjera, ekonomia kineze e mbylli vitin 2020 me rritje. Ajo i ka habitur të gjithë me shpejtësinë me të cilën arriti të rimëkëmbej pas krizës së krijuar nga coronavirusi, duke shtuar edhe menaxhimin e marrëdhënies së tensionuar tregtare me Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Sipas statistikave zyrtare, ekonomi kineze u rrit me normën më të ulët në më shumë se 4 dekada gjatë viti që shkoi, por vazhdon të mbetet ekonomia e vetme madhore që ka arritur të shënojë shifra rritjeje gjatë 2020-s.

Pasi shënoi një rritje prej 4.9% në tremujorin e tretë, ekonomia kineze u rrit me 6.5 % në tremujorin e fundit duke e mbyllur vitin 2020-të me një rritje totale prej 2.3%.

“Ekzistojnë themelet që ekonomia të vazhdojë rimëkëmbjen e qëndrueshme. Edhe pse ekziston një presion i madh mbi ne për sa i përket rrezikut të përhapjes së një vale të dytë të Pandemisë, perspektiva pozitive mbi ekonominë tonë mbetet e pandryshuar siç mund të shihet edhe nga statistikat”, tha Ning Jizhe, Kryetari i Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Fuqia ekonomike në Azi është shtyrë më së shumti nga sektori i eksporteve, por norma e konsumit në Kinë, një faktor kyç i rritjes, nuk i ka përmbushur pritshmërinë për shkak të frikës së një rikthimi të rasteve të infektimeve me Covid-19

Më shumë

Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.   Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.   “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]

Një bombardues amerikan ka fluturuar mbi Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë.   Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]

Forumi i Davosit – Presidenti i Kinës Xi Jinping, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkim

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video.   “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara