Kina ka përforcuar masat për të kontrolluar rastet e mundshme COVID-19 nga logjistika e zinxhir të ftohtë gjatë muajve të dimrit, pasi ka patur disa raportime në vend për gjurmë virusi në sipërfaqen e ushqimeve të ngrira të importuara dhe madje edhe në kontejnerë.
Në një konferencë për shtyp të së premten, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Transportit, Sun Wenjian, tha se ministria lëshoi një udhëzim gjithëpërfshirës për të ulur rrezikun e transmetimit të virusit përmes logjistikës së zinxhirit të ftohtë, që thekson përpjekjet në katër fusha kryesore.
E para është forcimi i mbrojtjes së të gjithë personelit që punon në transportin e “zinxhirit të ftohtë”. Masat specifike përfshijnë mbikëqyrjen dhe raportimin e rregullt të kushteve të tyre shëndetësore, furnizimin e tyre me pajisje mbrojtëse personale, trajnim të synuar të sigurisë për ta, dhe teste të rregullta të acidit nukleik.
E dyta është kryerja e dezinfektimit të rregullt dhe të plotë i mjedisit të produkteve të ftohta, duke përfshirë automjetet e transportit, kontejnerët dhe hapësirën e ftohjes, sidomos dorezat e dyerve dhe timonat që preken më shpesh nga njerëzit.
E treta është zbatimi i një sistemi të rreptë dhe të gjurmueshëm të regjistrimit të informacionit, i cili mund të mbajë një regjistër të informacionit thelbësor siç është origjina e ngarkesës, automjeti i saj i transportit dhe i gjithë stafi që e ka trajtuar ngarkesën.
E katërta është një plan i plotë i përgjigjes ndaj emergjencave kur zbulohet koronavirusi. Plani duhet të sigurojë që sapo të zbulohet koronavirusi, kompanitë dhe personeli i përfshirë duhet të reagojnë menjëherë për të izoluar rastet e konfirmuara ose të dyshuara dhe kontaktet e tyre të ngushta, të dezinfektojnë mjedisin përkatës dhe të ndërpresin transmetimin e mundshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
Një pëllumb amerikan ”në telashe” me Australinë pasi kaloi Oqeanin Paqësor
Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit
Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”
Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh
Kampionja olimpike më e vjetër, një e mbijetuar e Holokaustit, mbush 100 vjeç
Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar. Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se […]
Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene. Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të […]
Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]
Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020. Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje. Për herë […]