e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Të shtunën u zhvillua në Muzeun e Incidentit të 18 Shtatorit në qytetin Shenyang në provincën Liaoning të Kinës Verilindore një ceremoni e rënies së kambanës me rastin e 90-vjetorit të sulmit të ushtrisë japoneze, që shkaktoi fillimin e Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, preludi i Luftës së Dytë Botërore.

Më 18 shtator të vitit 1931 trupat japoneze hodhën në erë një pjesë të hekurudhës afër Shenyang-ut nën kontrollin e tyre dhe i akuzuan trupat kineze për sabotim, si pretekst për agresionin e mëvonshëm.

Në ceremoninë përkujtimore në muze morën pjesë rreth 100 veta nga qarqet e ndryshme. Kambana ra 14 herë, si simbol i numrit të viteve të rezistencës së Kinës (1931-1945). Si zakonisht, sirenat u dëgjuan në Shenyang për t’u kujtuar njerëzve këtë histori.

Qyteti Shenyang e përkujtoi këtë incident në mënyra të ndryshme. Zhan Hongge, një koleksionist, zbuloi për herë të parë disa dokumente historike që dëshmojnë luftën agresive të trupave japoneze dhe egërsinë e tyre.

Zhan Hongge i dhuroi muzeut relikte dhe materiale historike që ai i ka mbledhur për 20 vjet, dhe shprehu shpresën se ato mund të pasurojnë historinë e incidentit dhe të ndihmojnë më shumë njerëz të dinë të vërtetën.

Krahas Shenyang-ut, edhe në qytete të tjera në të gjithë Kinën u zhvilluan aktivitete përkujtimore, si rënia e alarmit, vizita në muze etj. CRI

Më shumë

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

Një parti algjeriane bën thirrje për dërgimin e Francës në gjykata për krime koloniale

Lëvizja për Shoqërinë dhe Paqen tha se: “Nderimi i dëshmorëve kërkon padi (ndaj Francës) në nivel ndërkombëtar”     Një parti politike në Algjeri të dielën bëri thirrje për ndjekjen penale të Francës në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ajo kreu në Algjeri gjatë 132 viteve të sundimit të saj kolonial, transmeton Anadolu […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara