Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Kina njoftoi se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar kështu shpresat se lufta e kushtueshme tregtare mes dy vendeve po shkon drejt fundit.

Ministria kineze e Financave sqaroi se ulja e tarifave mbi mallra që mbërrijnë vlerën e 75 miliardë dollarëve, do të hyjë në fuqi në 14 shkurt.

Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare “Faza 1”, e cila përfshinte zotimin e Kinës për të rritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve amerikane në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, gjatë dy vjetësh.

Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara pranuan të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze. Pekini shfaqi shpresën se të dy vendet do t’i përmbahen marrëveshjes tregtare, dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike globale.

Masa vjen në një kohë kur ekonominë e Kinës po e rrethojnë shqetësime të mëdha nga efektet që ka pasur mbi të shpërthimi i koronavirusit që ka marrë mbi 500 jetë njerëzish. Ekziston po ashtu frika, se kriza mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në nivel global.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara