Gjatë kësaj vere diga e Tre Grykave ka qënë disa herë e kërcënuar nga niveli i lartë i ujit të grumbulluar në basenin e hidrocentralit, nga më të mëdhenjtë e botës. Motiv për të cilin ndodhi edhe përmbytja e madhe në një rajon shumë të gjerë të Kinës qendrore, pasi autoritetet urdhëruan shkarkimin masiv të ujrave nga diga. Qytete e fshatra, fusha të tëra të kultivuara u mbuluan nga uji gjatë përmbytjes së kontrolluar, pasojat e së cilës popullsia do t’i ndjejë për një kohë të gjatë.
Për nesër është parashikuar një nivel i ri maksimal e i rrezikshëm i ujit në digë, plot 165 metra, në një strukturë prej 185 metrash lartësi dhe të projektuar për të mbajtur deri në 175 metra.
Ndërsa miliona njerëz janë akoma jashtë për shkak të lëshimit të detyruar të ujrave gjatë muajit të shkuar, udhëheqësi i PKK, Xi Jinping, përgjigjet në mënyrë lakonike: “Dimë prej mijëra vjetësh se si t’i përballojmë fatkeqësitë natyrore”. Mirë kinezët, por po sikur Xi Jinping të mos dijë?
Rusia miraton vaksinën e tretë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident në Texas, 6 viktima
Rusia mund t’i ndërpresë lidhjet me BE
New York – Mbyllet muzeu i KGB, pajisjet e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dalin në shitje
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]
Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video. “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]