e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Në festivalin e përvitshëm “Sarajevo Film Festival”, që konsiderohet edhe si një ndër festivalet më të rëndësishëm të kinematografisë botërore dhe që zhvillohet vetëm pas pak ditësh, tre filma nga Kosova do të jenë pjesëmarrës në këtë konkurrim.

 

“Në kërkim të Venerës” me regji nga Norika Sefa, “Luaneshat e Kodrës” me regji nga Luana Bajrami dhe “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e garës në kompeticionin zyrtar të “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës”.

 

“Në kërkim të Venerës” kishte premierën botërore më herët në Roterdam, ku edhe fitoi “Çmimin Special të Jurisë”. Ndërsa “Luaneshat e Kodrës” dhe “Pa vend” ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në seksionin “Director’s Fortnight” dhe në kategorinë kryesore.

 

Kjo do të jetë prezencë më e madhe e regjisorëve shqiptarë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu çmimin “Zemrën e Sarajevës” me filmin “Exil” të regjisorit Visar Morina.

 

Tre filmat janë mbështetur dhe financuar gjithashtu edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

 

 

Më shumë

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

“Can for Balkans”, krijimi i një rrjeti kulturor ndërkufitar lehtëson bashkëpunimin midis artistëve

Përfundoi me sukses organizimi i takimeve dhe aktiviteteve në Tiranë, në datat 30 Korrik – 02 Gusht 2021, në kuadër të projektit “Can for Balkans – Comics Alliance Network for Balkans – Rrjeti i Aleancës për Novelat Grafike për Ballkanin”, paraqitur nën Programin Kulturor-Europa Krijuese-të BE-së.   Qëllimi i projektit është krijimi i […]

Kinemaja shqiptare në “Sarajevo Film Festival”

Në festivalin e përvitshëm “Sarajevo Film Festival”, që konsiderohet edhe si një ndër festivalet më të rëndësishëm të kinematografisë botërore dhe që zhvillohet vetëm pas pak ditësh, tre filma nga Kosova do të jenë pjesëmarrës në këtë konkurrim.   “Në kërkim të Venerës” me regji nga Norika Sefa, “Luaneshat e Kodrës” me regji […]

Dua Lipa viziton Butrintin

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Butrintin, një nga atraksionet më të vizituara në vendin tonë.   Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se Dua Lipa ka plot dëshirë për të njohur rrënjët e saj.   “Butrinti, ky thesar i çmuar i trashëgimisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara